Administratore e Përgjithshme
zv. Administratore e Përgjithshme
Në përgjithësi, Administratorët kanë të drejtë dhe detyrohen:
të kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë;
të përfaqësojnë shoqërinë;
të kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumentacionit dhe të librave Kontabel të shoqërisë;
të përgatisin dhe të nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin Këshillit të Administrimit për miratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t'u paraqitur më pas për miratim nga Asambleja e Përgjithshme;
të krijojnë një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, që Kërcenojnë ekzistencën e shoqërisë;
të kryejnë regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë, sipas legjislacionit në fuqi;
të paraqesin raporte mujore mbi manaxhimin tek Keshilli i Administrimit;
të raportojnë përpara Këshillit të Administrimit për zbatimin e politikave tregtare dhe për ndërmarrjen e masave me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e shoqërisë;