Si mund të bëhesh anëtar i Fondit te Pensionit Vullnetar Raiffeisen? Si mund të bëhesh anëtar i Fondit te Pensionit Vullnetar Raiffeisen?

Për t'u bërë anëtar ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank dhe të nënshkruani kontratën e anëtarësimit me Raiffeisen Invest sha

Llogarit pensionin Llogarit pensionin

Fondi Fondi

Fondi Pensionit Vullnetar datë: 20.11.2018
Net Asset Value: 607,708,636.3367 ALL
Cmimi i kuotes: 1,713.9625 ALL

Fondi i Pensionit Fondi i Pensionit

 

 

 

Fondi i Pensionit Vullnetar Raiffeisen është një mënyrë alternative kursimi, e përdorur ekskluzivisht për kursime afatgjata për vitet pas largimit përfundimtar nga puna. Ky fond zotërohet bashkërisht nga anëtarët e fondit dhe menaxhohet nga Shoqëria Administruese Raiffeisen Invest sh.a., në bazë të kontratës së lidhur me anëtarët e fondit.

Pensioni vullnetar duhet menduar si një pension shtesë, i cili merret krahas pensionit publik dhe ka për qëllim kryesor mundësimin e një burimi të rregullt të ardhurash për ruajtjen e standartit të jetesës edhe pas largimit të përhershëm nga puna. Gjithashtu, pas daljes në pension nje burim i rregullt të ardhurash përbën siguri financiare për këdo.

Kontributet në fondin e pensionit të cdo individi apo punëdhënësi, si dhe asetet e transferuara konvertohen në numër kuotash pensioni nga shoqëria administruese. Cdo kuotë pensioni përfaqëson një pjesë përpjesëtimore pronësie në secilën nga asetet e fondit të pensioneve. Për t'u anëtarësuar në fond, nënshkruhet kontrata e anëtarësimit me Raiffeisen Invest sha.

Pagesa e pensionit vullnetar mund të merret si një shumë e menjëhershme ose në mënyrë të planifikuar periodike, duke nisur nga momenti kur anëtari plotëson kushtet e parashikuara në ligj (5 vjet para mbushjes së moshës zyrtare të daljes në pension sipas ligjeve ne fuqi). 

Shuma e pagesave të pensionit që përfitohen në të ardhmen nuk është e garantuar, por do të varet nga shuma e kontributeve që vendoset të paguhet, norma e kthimit e fituar nga investimet e kontributeve, periudha e investimit si dhe kohëzgjatja dhe frekuenca e pagesave të pensionit në të ardhmen, e cila përcaktohet nga vetë anëtari në fond.

  • Kursimet në Fondin e Pensionit Vullnetar rriten për vite me radhë me një normë të kënaqshme kthimi. Kthimet nga investimi akumulohen në fond dhe riinvestohen sërish.
  • Investimi në fond rritet edhe gjatë periudhës së pensionit.
  • Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension.
  • Mund të përfitoni nga lehtësitë tatimore duke qenë se kontributi në Fondin e pensionit vullnetar është i zbritshëm nga tatimi mbi të ardhurat deri në një kufi të caktuar për punëdhënësin dhe për punëmarrësin.
  • Fondi ofron mundësi për të kursyer në shuma të vogla çdo muaj, por fuqia akumuluese e bën atë një investim të konsiderueshëm kur vjen mosha e pensionit.
  • Kontributet ne fond jane fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete).
  • Kontributet në fond janë të trashëgueshme dhe të transferueshme.
  • Fondi ofron larmi planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara.
  • Investimi ne fond mund te monitorohet online.
  • Kontributi i bërë nga cdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi. Kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore ështe vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200 000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Nëse anëtari është mbi 50 vjec, kufiri maksimal është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 000 lekë dhe 25% të te ardhurave vjetore bruto të anëtarit;
  • Kontributi i bërë nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohet si shpenzim operativ dhe si i tillë është i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit. Kufiri maksimal për t'u vlerësuar si shpenzim operativ është 250 000 lekë për cdo punëmarrës;
Objektiv i fondit

Objektivi i Fondit është siguria afatgjatë dhe kthimi i përshtatshëm nga investimi, duke ruajtur një raport optimal mes rritjes së kursimeve për pension dhe riskut të marrë përsipër.

Politika e investimit

Fondi investon kryesisht në tituj të emetuar dhe garantuar nga qeveria dhe autoritetet lokale shqiptare. Investimet e Fondit përfshijnë letra me vlerë të të ardhurave fikse me maturitet kryesisht afatgjatë, të cilat emetohen dhe tregtohen në tregje te rregulluara të Republikës së Shqipërisë.

Profili i Riskut

Fondi është në kategorinë e parë të Profilit të Rrezikut dhe Përfitimit. Treguesi i rrezikut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes së luhatshmërisë. Kategoria më e ulët nuk do të thotë që investimi në fond është pa rrezik. Ky tregues ka për qëllim tju informoje mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e performancës se fondit.

 

Monedha

Kuotat e fondit janë në LEK

Horizonti i rekomanduar i investimit

Horizonti i investimit këshillohet të jetë sa më afatgjatë, mundësisht deri në moshën e pensionit

Komision i administrimit

Tarifa e Administrimit është 1.50% në vit e Vlerës Neto Të Aseteve

Minimumi i shumës së investuar

Shuma minimale për të investuar është 1,000 lekë.

Depozitari I fondit

Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve

Date: 30 Qershor 2018