Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Njoftim

Te nderuar investitore,

Per shkak te situates se Coronavirus-it ne Shqiperi dhe ne zbatim te masave te ndermarra nga Qeveria Shqiptare per kufizimin e levizjeve, Raiffeisen Invest po siguron vazhdimesine e aktivitetit me staf te reduktuar.

Ne keto kushte lutemi qe per cdo informacion apo shqetesim te shkruani ne adresen Invest@raiffeisen.al

Te angazhuar per t'ju pergjigjur sa me shpejt kerkesave apo paqartesive tuaja, shpresojme ne nje tejkalim sa me te shpejte te kesaj situate dhe ju urojme shendet te mire!

Ekipi i Raiffeisen Invest

______________________________________________________________________

11.3.2020

Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin COVID-19, dëshirojmë t'ju komunikojmë disa informacione dhe këshilla bazë.

Së pari, theksojmë se të gjithë ne duhet të ruajmë qetësinë dhe mbi të gjitha të respektojmë Rregulla bazë të rekomanduara nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë)

1. Zbatoni rigorozisht rregullat bazë të higjienës

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, ose përdorni një dezinfektues për duart me bazë alkooli;
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me të tjerë në rast të shfaqjes së simptomave (si p.sh. temperaturë dhe kollë);
  • Pastroni rregullisht dhe dezinfektoni objektet e prekura shpesh;

2. Qëndroni në shtëpi ose izolohuni nëse keni shqetësime ose simptoma gripi.

3. Shmangni frekuntimin e kafeneve dhe restoranteve.

4. Brenda mundësive shmangni transportin publik.

5. Shmangni udhëtimet në vendet e prekura.

6. Konsumoni ushqime të pasura me vitamia C, D, A

Kontaktoni Shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin 127, nëse keni shenja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje

Raiffeisen Invest në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirus COVID-19, ju fton të përdorni shërbimet dhe platformat dixhitale të bankës Raiffeisen.

News News

Back

Fondi Raiffeisen Vizion

 

Fondi i Investimit Raiffeisen VIZION është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i licensuar në Republikën e Shqipërisë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe themeluar e menaxhuar nga Raiffeisen Invest sh.a.

 

- Mundësi diversifikimi të portofolit tuaj nëpërmjet një alternative investimi afatgjatë
- Mundësi për të përfituar kthim të kënaqshëm duke rritur vlerën e aseteve te investuara
- Fleksibilitet:

  • mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë
  • Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi

- Menaxhimin profesional të aseteve tuaja e kryen stafi i kualifikuar i Raiffeisen Invest
- Transparencë: Akses në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit tuaj në çdo kohë
- Raiffeisen Invest sh. a është pjesë e grupit Raiffeisen.

Objektiv i fondit

Objektivi i investimit i Fondit Raiffeisen Vizion është të maksimizojë kthimin total afatmesëm për investitorin, duke synuar të ruajë kapitalin e investitorit dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.

Politika e investimit

Fondi synon të ketë një portofol investimesh të përqëndruar kryesisht në tituj borxhi të emetuara ose garantuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Asetet e fondit investohen në instrumentat e mëposhtëm:

  • Deri në 100% të aseteve të fondit në tituj borxhi qeveritarë të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë;
  • Deri në 10% të aseteve të fondit në fonde investimi me fokus në tituj borxhi të denominuar në monedhën vendase;
  • Deri në 10% të aseteve të fondit në tituj borxhi të emetuar nga organet e qeverisjes vendore dhe nga shoqëri tregtare vendase, që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë;
  • Deri në 20% të aseteve të fondit në ekuivalentë cash-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj.
Fondi përcakton natyrën e investimeve të aseteve në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Për të maksimizuar kthimin total nga investimi, Fondi synon të investojë 50 – 80% të aseteve ne obligacione afatgjatë te Qeverisë shqiptare.

 

Profili i parashikuar i rrezikut të fondit Raiffeisen Vizion i përket kategorisë së tretë. Ky nivel i treguesit është rezultat i aplikimit të politikës së investimit të fondit me të dhënat historike të normave të interesit për 5 vitet e fundit.

Treguesi i rrezikut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel rreziku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë.

Luhatja e normave të interesit të instrumenteve financiare në të cilat fondi investon është faktori kryesor i cili ndikon në performancën e fondit. Raiffeisen Vizion paraqet nje nivel rreziku mesatar.

Data e lancimit të fondit :  20 Gusht 2018

Periudha e Ofertës Fillestare

Periudha e ofertës fillestare fillon më 20 Gusht 2018 dhe përfundon më 03 Shtator 2018. Gjatë kësaj periudhe çmimi i kuotës mbetet i pandryshuar (1,000 lekë) dhe asetet e akumuluara mund të mbahen vetëm si depozitë.

Banka depozitare :  Banka Depozitare është Banka e Parë e Investimeve, Shqipëri

Minimumi i shumës së investuar

Kuotat e fondit janë të emetuara në lekë. Shuma minimale për të investuar është 30,000 lekë. Në vijim mund të shtohet investimi me jo më pak se 10,000 lekë.Vlera minimale e mbajtur në Fond është 10,000 lekë. Nën këtë vlerë, llogaria e investitorit në fond mund të mbyllet nëpërmjet shlyerjes totale të kuotave.

Periudha e rekomanduar e investimit

Minimumi i rekomanduar për horizontin e investimit është të paktën 3 vjet, në mënyrë që investitori të përfitojë rezultatet pozitive të strategjisë së investimit, e cila është një strategji investimi afatmesme.

Periudha minimale e qëndrimit në Fond

Minimumi i qëndrimit në Fond është 2 vjet. Nëse investimi shlyhet përpara përfundimit të këtij afati kohor, shlyerjes do t'i aplikohet një tarifë dalëse.

Tarifë dalëse:  2.00% e Vlerës së kuotave të shitura

Tarifa dalëse aplikohet vetëm nëse nuk plotesohet kushti i periudhës minimale të qëndrimit në fond për 2 vjet.

Të ardhurat nga kjo tarifë qëndrojnë në fond dhe do të shpërndahen si të ardhura për anëtarët e mbetur të fondit në përpjesëtim me shumën që ata kanë investuar në fond.

Tarifë vjetore (Tarifa e Administrimit):  1.25% në vit e Vlerës Neto të Aseteve