Si te investoni? Si te investoni?

Për të investuar në Fond ju mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank, ku mund të merrni informacion të detajuar për fondin dhe të pajiseni me dokumentacionin përkatës të fondit.

Pasi të jeni informuar mbi Fondin dhe të keni marr vendimin për të investuar, do të plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave të fondit.

Për të monitoruar ecurinë e investimit tuaj, mund te bëni kërkesë për tu pajisur me username dhe PIN për tu log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest : www.raiffeisen-invest.al.

Njoftim i rëndësishëm Njoftim i rëndësishëm

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019.

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.

News News

26 Mars 2018

Te nderuar kliente, Ju bejme me dije se ndryshimet e fundit te platformes se faqes te internetit nuk prekin te dhenat e perdorura nga klientet per t'u identifikuar ne portal.  Ne rast se keni probleme me aksesin ne llogarine tuaj, ju sugjerojme qe te ndiqni hapat e meposhtem : ...

PUBLIKIME

Raportet Vjetore Raportet Mujore te Fondeve   Raportet Financiare Marredhenie me Publikun Punonjesit e autorizuar per shitje

21 Mars 2018

Te nderuar kliente, Ju informojme se Raiffeisen Invest sh.a.  vjen prane jush me nje faqe interneti te re, me synimin per te ecur me hapat e fundit te zhvillimeve teknologjike, ofrimit te nje sherbimi cilesor dhe prezantimit te kompanise sone ne menyre dinjitoze. Faqja e re u paraqitet...

Fondi Raiffeisen Vizion

  Fondi i Investimit Raiffeisen VIZION është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë te hapur publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i licensuar në Republikën e Shqipërisë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe themeluar e menaxhuar nga Raiffeisen Invest...

SHITJA E KUOTAVE TË FONDIT(vizion)

Shitja e kuotave të Fondi Raiffeisen Vizion mund të bëhet në çdo kohë me kërkesë të investitorit, pranë çdo degë të Bankës Raiffeisen. Shlyerja do të kryhet brenda afatit ligjor prej 7 ditësh