Kontakte

Raiffeisen INVEST sh.a

Adresa: Blv “Bajram Curri” ETC, Kati 9, Tirana
Tel: 00355 4 2277901
Fax: 00355 4 2277905
e-mail: invest@raiffeisen.al

 
Fondi Raiffeisen Invest EURO

Raport mujor
Prospekti
Rregullat e Fondit
Politika e Investimeve
Raport financiar Q2 2017
Informacioni Kryesor per Investitorin 

Karakteristikat e Fondit

Fondi i Investimit Raiffeisen Invest Euro është një sipërmarrje investimesh kolektive (SIK) me ofertë publike, i krijuar për një afat të pacaktuar, i themeluar nga Raiffeisen Invest sh.a, shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe SIK, e cila grumbullon asete monetare ose të ngjashme nëpërmjet ofertës publike të kuotave në Fond, dhe i administron ato me ndershmëri dhe profesionalizëm, në interesin më të mirë të investitorëve dhe të integritetit të tregut.
Objektivi i Fondit është që ti japë investitorit një kthim nga investimi në përputhje me një menaxhim të kujdesshëm të portofolit, duke ruajtur nivelin e kapitalit dhe të likuiditetit të nevojshëm.  
Shoqëria administruese synon të krijojë një portofol të përqëndruar kryesisht në tituj borxhi të emetuar dhe garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Deri 100% e fondeve mund të investohen në  bono dhe obligacione thesari të qeverisë shqiptare, të emetuara në monedhën Euro.
Me qëllimin për të krijuar një portofol të diversifikuar, shoqëria administruese rezervon të drejtën të investojë në letra me vlerë, të emetuara dhe garantuara nga shtete të tjera sovrane, në monedhën Euro, të cilat kanë një treg relativisht likuid, dhe vlerë lehtësisht të përcaktueshme, të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursat zyrtare të shteteve të BE-së, apo çdo shtet tjetër të lejuar nga AMF-ja.
 
Investimi në Fondin Raiffeisen Invest Euro i jep investitorit mundësi përfitimi por në të njëjtën kohë shoqërohet me sipërmarrjen e rrezikut nga ky i fundit. Rreziku eshte prezent ne cdo rast dhe eshte kryesisht rreziku i tregut (apo rreziku I ndryshimit te normave te interesit), rreziku I kredise, rreziku I likujditetit.
Kuotat e Fondit janë të emetuara në Euro. Shuma minimale e investimit në Fond është 250 Euro. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 50 Euro. Në momentin e krijimit të Fondit, çmimi i emetimit për kuotë është 100 Euro. Çdo blerje apo shlyerje kuotash në Fond do të bëhet në Euro.  
Mbajtesit e kuotave ne fond mund te kerkojne ne cdo moment qe fondi te ribleje kuotat e tyre dhe shoqeria administruese ka detyrimin qe te permbushi kete kerkese maksimumi 7 dite nga marrja e kerkeses.
Kuotat ne fond jane kuota kumulative, prandaj te ardhurat nga investimi jane automatikisht te ri investuara dhe perfitueshmeria e investitorit duket ne rritjen e cmimit te kuotes.
 Menyra per te terhequr shumat e investuara apo te ardhurat nga investimi eshte te shesesh perseri ne fond te gjithe kuotat qe zoteron ose nje pjese te tyre.
I vetmi komision qe klienti detyrohet te paguaje ne fondin e investimit Raiffeisen EURO eshte vetem komisioni I administrimit I cili eshte 1.50% ne vit mbi vleren neto te aseteve.
 Raiffeisen Invest Euro eshte nje fond shume transparent. Cdo informacion I rendesishem qe lidhet me fondin ose shoqerine administruese do te publikohet ne faqen zyrtare te Raiffeisen Invest, perfshire performancen e perditesuar te fondit.
Pse te investoni ne Fondin Raiffeisen Invest EURO?
Eshte menyra me e mire e investimit per ju:
• Vetem 250 Euro per te filluar
• Kthim I kenaqshem nga investimi
• Fleksibel dhe konvenient:
- Asnje kufizim per t'u terhequr nga Fondi.
- Ju nuk duhet te shpenzoni kohe duke ndjekur ecurine e ankandeve, maturitetet e titujve qe zoteroni. Menaxhere profesioniste e bejne ate per ju.
- Ju mund te aksesoni on line llogarine tuaj.

 
Çmimi i kuotës në Fondin Raiffeisen Invest Euro date