Miratohet përshtatshmëria me legjislacionin e ri për fondet e pensionit privat
Të nderuar anëtarë ne Fondin e Pensionit Privat Raiffeisen!
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendimin nr. 66, datë 29.04.2025 ka miratuar përshtatshmërinë e Fondit të Pensionit Privat me Pjesëmarrje të Hapur Raiffeisen si dhe shoqërisë administruese Raiffeisen Invest sh.a me kërkesat e legjislacionit të ri për fondet e pensionit privat.
Ligji nr.76/2023 “Për fondet e pensionit privat” i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 06.11. 2023 dhe aktet nënligjore në zbatim te tij të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2024, krijuan kuadrin e plotë ligjor të përmirësuar i cili rregullon funksionimin e fondeve të pensionit privat me kontribute të përcaktuara, për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e këtij tregu në vendin tonë.
Pjesë e këtij procesi të rëndësishëm është edhe rishikimi i Prospektit
të Fondit dhe kontratës tip të anëtarësimit në Fondin e Pensionit me
Pjesëmarrje të hapur Raiffeisen, të cilat janë miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare më datë 29.04.2025.
Prospekti dhe kontrata tip janë riformuluar në përputhje me kërkesat e legjislacionit të ri, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e transparencës dhe informimit të anëtarëve në Fond, shpjegime në detaje të lehtësive fiskale dhe kushteve për përfitimin e tyre, ndërkohë që nuk ka ndryshime lidhur me natyrën dhe funksionimin e Fondit të Pensionit Privat që mund të impaktojnë anëtarët, si politika e investimit, risqet që shoqërojnë investimin, tarifat, etj.
Për më tepër informacion, ju ftojmë të paraqiteni pranë çdo dege të Raiffeisen Bank sh.a, ku mund të pajiseni edhe me një kopje fizike të prospektit si dhe të nenshkruani kontraten tip të rishikuar.
Ju falenderojmë për besimin!
Ju mund te aksesoni Prospektin e rishikua dhe të njiheni me Kontratën tip të anëtarësimit (të rishikuar) në dokumentat me poshtë