Si të investoj
Lexo më shumë
Si të investoj

NË FOND PENSIONI

Jini të përgatitur për vitet e arta të jetës suaj pas daljes në pension.

Gati për të investuar për në pension?

Në fondin e pensionit mund të investohet në mënyrë idividuale ose përmes skemave profesionale nga punëdhënësi.

Pavarësisht nëse jeni duke filluar investimin për herë të parë, apo e dëshironi shtoni/pakësoni investimin tuaj ne jemi këtu për t’jua bërë më të lehtë me këto hapa:

  1. Parqituni në një nga deget e Raiffeisen Bank Shqipëri
  2. Merrni informacionin për fondin, lexoni me vëmendje dokumentat si Prospekti i fondit.
  3. Nënshkruani një kontratë anëtarësimi me Raiffeisen Invest
Ne fondin e pensionit
  • Avantazhet e investimit Read More

    AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FOND PENSIONI

    Të ardhura shtesë gjatë periudhës së pensionit.

    I trashëgueshëm, pra nuk humbet.

    I transferueshëm.

    Fondi eshte i transferueshëm ne nje kompani tjeter menaxhimi kundrejt tarifes 0.5% te aseteve te grumbulluara.

    Transparencë

    Mund të monitoroni ecurinë e investimit tuaj, në çdo kohë, online.

    Fleksibilitet

    Mund të përfitohet 5 vite përpara moshës ligjore të pensionit, në formën e pagesave periodike ose në formën e një pagese të menjëherëshme.

    Lehtësi tatimore: kontributi është i zbritshëm nga tatimi deri në një kufi të caktuar për punëdhënësin dhe për punëmarrësin.

  • Pyetjet më të shpeshta Read More

    PYETJET MË TË SHPESHTA

    Pse është e rëndësishme të kontriboj në një fond pensioni vullnetar?

    Sepse pensioni shtetëror mund të mos jetë i do të mjaftueshëm për të siguruar të njëjtin standard jetese me të cilin jeni mësuar përpara daljes në pensionit.  Kjo është arsyeja pse do t’ju duhet një të ardhur shtesë dhe kontributi në një fond pensioni vullnetar është një zgjidhje shumë e mirë. Lehtësirat tatimore dhe lidhja e drejtpërdrejtë midis vlerës së kontributeve tuaja dhe vlerës  së akumuluar në llogarinë tuaj të pensionit janë vetëm dy nga avantazhet e një fondi pensioni vullnetar.

    Cfarë është një plan pensioni profesional?

    Punëdhënësi mund të krijojë një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij, duke lidhur një kontratë me shoqërinë administruese, që do ta ofrojë fondin e pensionit për punëmarrësit e tij. Kontributet e pensionit në këtë rast ndahen midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.

    Kur mund të përfitoj pagesat e pensionit nga fondi i pensionit vullnetar?

    Pagesat e pensionit në formën e pagesave periodike ose në formën e pagesave të menjëherëshme mund të përfitohen pa penalitet 5 vite përpara moshës së pensionit.  Në kushtet e tërhqjes së parakohëshme do të aplikohen penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

    A është fondi i siguruar nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD)?

    investimi në fond nuk është i siguruar nga agjencia e sigurimit të depozitave. Ky është standard ndërkombëtar për fondet e pensionit në të gjitha tregjet ndërkombëtare

    A mund të ofrojë fondi i pensionit një normë kthimi fikse të paracaktuar?

    Kthimi nga investimi në fondin e pensionit varet nga kushtet në treg, karakteristikat të fondit dhe strategjisë së investimeve që fondi vë në zbatim. Fondi i pensionit nuk mund të garantojë një kthim fiks të paracaktuar.

    Cfarë ndodh në rast paaftësie të përhershme për pune?

    Anëtari i fondit të pensionit, ka të drejtë të  përfitojë pagesat e pensionit në formën e pagesave periodike ose në formën e pagesave të menjëherëshme në rast të paaftësissë së tij të përhershme për punë.

    Cfarë ndodh në rast vdekje para moshës së pensionit?

    Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet në llogarinë e tij të fondit të pensionit u shpërndahen trashëgimtarëve.

    Nga çfarë varet siguria e parave të mia të investuara në fondet e investimeve?

    Fondet e pensioneve janë subjekte  të rregulluara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, çdo fond investimi ka një depozitar, një institucion financiar i pavarur i licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes që është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të Fondit si dhe verifikimin e vlerës së tyre.