CRS & FATCA

Standardi i Përbashkët i Raportimit (SPR) dhe FATCA në Raiffeisen Invest Shqipëri


Çfarë është Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS)?
Në vitin 2014, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka botuar një Standard Ndërkombëtar për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për llogaritë financiare. I ashtuquajturi Standardi i Përbashket i Raportimit (CRS) përbën një kërkesë rregullatore raportimi për Institucionet Financiare, anëtare të disa juridiksioneve (aktualisht më shumë se 100 juridiksione) dhe shërben për të shmangur evazionin fiskal.

Në Dhjetor 2014, CRS u implementua në Direktivën e BE-së për Ndihmën Administrative në lidhje me çështjet e Taksave. Si rrjedhim shtetet anëtare evropiane ishin të detyruara t’i implementonin këto dispozita në ligjin kombëtar.

Në Shqipëri standardi filloi te zbatohet me miratimin e Ligjit nr.4 datë 31.01.2020.

Identifikimi i klientit, Dokumentacioni dhe Detyrimi i Raportimit të Institucioneve Financiare
Sipas dispozitave të Ligjit nr 4 datë 31.01.2020 Institucionet Financiare në Shqipëri janë të detyruara të përcaktojnë masat e nevojshme për të identifikuar vendin ku klientët e tyre paguajnë taksat (këtu përfshihen persona privatë, subjekte, dhe në rrethana të caktuara persona kontrollues) si dhe numrin identifikues tatimor të juridiksionit përkatës të vendit tatimor. Institucioneve Financiare u kërkohet më tej të raportojnë llogaritë financiare të mbajtura nga klientët të cilët për qëllime tatimore janë rezidentë në një juridiksion pjesëmarrës, tek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve i cili përsëri mund të shkëmbejë informacionin me autoritetet tatimore të një vendi tjetër ose të vendeve në të cilat klienti (ose në disa rastet personat kontrollues) mund të jenë rezidentë tatimor.


Të dhëna të raportueshme sipas ligjit shqiptar të CRS-së
Raportimi i llogarive financiare përfshin të dhëna të caktuara për mbajtësin e llogarisë (në raste të caktuara edhe për personin kontrollues), si dhe të dhëna për llogarinë. Sipas dispozitave të Ligjit, informacioni i mëposhtëm duhet t’i raportohet organit tatimor:

Per individet:

  • Emri
  • Adresa
  • Juridiksioni (et) i vendbanimit
  • Numri (at) i identifikimit tatimor
  • Data dhe vendi i lindjes (për personat fizikë)
  • numri (a) i llogarisë për llogaritë e kursimit, thesarit, rrjedhëse dhe të kujdestarisë
  • gjendjet ose vlerat e llogarisë deri në fund të vitit kalendarik ose mbylljen e llogarisë
  • shumën totale bruto të të ardhurave, dividentët ose të ardhurat e tjera të krijuara në lidhje me aktivet e mbajtura në llogari, si dhe të ardhurat totale bruto nga shitja ose riblerja e aktiveve financiare, në secilin rast të paguar ose të kredituar në llogari gjatë vitit kalendarik ose periudha të tjera raportimi.

Në rastin e njësive (entiteteve), personi (at) kontrollues i entitetit, i identifikuar në përputhje me dispozitat e Ligjit nr 9917-2008 i ndryshuar Për Parandalimin e Pastrimit të Parave:

  • Emri
  • Adresa
  • Juridiksioni (et) i vendbanimit
  • Numri (et) i identikimit tatimor
  • Data dhe Vendi i lindjes


Llogaritë “e përjashtuara” nuk raportohen.
Në këtë drejtim, ligjvënësi ka përcaktuar edhe përjashtime të caktuara për llogari të cilat nuk janë llogari financiare të raportueshme.

Klientet që nuk raportohen:

Ekziston një përjashtim për klientë të veçantë që nuk përcaktohen si “persona raportues”. Këto janë institucione financiare, entitete qeveritare, organizata ndërkombëtare, bankat qendrore, korporata aksionet e së cilës tregtohen rregullisht në një ose më shumë tregje të stabilizuara të letrave me vlerë (ose një entitet i lidhur me të).


Shqipëria është angazhuar të jetë pjesë e Shkëmbimit Automatik të Informacionit sipas standardit të OECD (AEOI) dhe të zbatojë CRS në juridiksionin vendas.
Duke filluar nga 11.03.2020, të gjitha Institucionet Financiare të vendosura në Shqipëri janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për të përmbushur me kujdes detyrimet, sipas Ligjit Nr. 4, datë 31.01.2020. Rrjedhimisht, të gjithë klientët që duan të hapin një llogari të re do t’u kërkohet të dorëzojnë një Vetë-Deklarim të vlefshëm për të vërtetuar vendbanimin e tyre tatimor dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor.
Në rrethana të caktuara edhe për Llogaritë Para-ekzistuese / Klientët para-ekzistues që nuk hapin një llogari të re, do t’ u kërkohet të dorëzojnë një Vetë-Deklarim të vlefshëm në mënyrë që të përcaktojnë qartë rezidencën(at) e tyre tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor. Në përgjithësi, informacioni i nevojshëm që klienti duhet të japë në lidhje me TIN lidhet me detyrimet tatimore mbi të ardhurat, të rezidentit tatimor në rezidencën tatimore.


Vetë-Deklarimet e Detyrueshme për të gjithë (të rejat) Llogaritë / Klientët
Duhet të theksohet se detyrimi për të siguruar një Vetë-Deklarim të vlefshëm është për të gjithë klientët, pavarësisht nga vendbanimi i tyre tatimor, pra, edhe për klientët që janë ekskluzivisht rezidentë tatimor në Shqipëri.

Nëse klientët nuk janë të sigurt për vendbanimin e tyre tatimor, ata duhet të këshillohen me këshilltarin e tyre tatimor në mënyrë që të sqarojnë vendbanimin / et e tyre për qëllime tatimore.

Është e rëndësishme të theksohet se Raiffeisen Invest  e ka të ndaluar të japi ndonjë këshillë tatimore ose juridike.

Informacione të mëtejshme në lidhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD mund të gjenden në Automatic Exchange Portal of the OECD.

Formulari i vetë-deklarimit mund të shkarkohet në linket më poshtë. Mbasi të plotësohet firmoseni dhe dërgoheni atë, me postë, ose të skanuar me e-mail, tek punonjësi i bankës i cili ju ka ndjekur (Agjenti I autorizuar ) ose në adresën elektronike [email protected].


CRS-Formularë:
Vetë Deklarimi për Individë Privatë
Vetë Deklarimi për Entitetet


Dokumente dhe linqe të tjera:
Mbrojtja e të dhënave personale

OECD Standard for the Automatic Exchange of Financial Account Information

Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë


Çfarë është FATCA
FATCA (Ligji Për Përputhshmërine me Llogaritë e Huaja) është pjese e legjislacionit amerikan shpallur në 18 Mars 2010 që ka hyrë në fuqi prej1 Korrik 2014. FATCA kryesisht është një kërkesë rregullatore kundrejt intitucioneve të huaja financiare për të raportuar klientët e tyre amerikanë.

Raiffeisen Invest sh.a , shoqeri bije e Raiffeisen Bank Albania si të gjithë njësitë e rrjetit Raiffeisen Bank International dhe RZB Group njeh rëndësinë e FATCA dhe është në përputhje me kërkesat saj.

Përmbushja e kërkesave per identifikim dhe raportim të klientëve bazohet në dhënien e pëlqimit nga ana e tyre.

Raiffeisen Invest sh.a është regjistruar në U.S. IRS website me FATCA Status “Participating Financial Institution i pambuluar me një IGA; dhe ka marrë “28CWN4.00019.ME.008 ” si Global Intermediary Identification Number (GIIN).

Për pyetje të mëtejshme, ju lutem kontaktoni me një specialist të FATCA.

FATCA-Formularë:
W-9

W-8BEN

W-8BEN-E

W-8IMY

Consent to Report