Objektivi i Fondit të Pensionit Vullnetar është siguria afatgjatë dhe kthimi i përshtatshëm nga investimi, duke ruajtur një raport optimal mes rritjes së kursimeve për pension dhe riskut të marrë përsipër.
Pensioni vullnetar duhet menduar si një pension shtesë, i cili merret krahas pensionit publik dhe ka për qëllim kryesor mundësimin e një burimi të rregullt të ardhurash për ruajtjen e standartit të jetesës edhe pas largimit të përhershëm nga puna.
Fondi investon kryesisht në tituj të emetuar dhe garantuar nga qeveria dhe autoritetet lokale shqiptare. Investimet e Fondit përfshijnë tituj borxhi me maturitet kryesisht afatgjatë, të cilat emetohen dhe tregtohen në tregje te rregulluara të Republikës së Shqipërisë.
Fondi i Pensionit Vullnetar Raiffeisen i përket kategorisë së parë të Profilit të Riskut dhe Përfitimit.
Risk i ulët
Potencial përfitimi më i ulët
Risk i lartë
Potencial përfitimi më i lartë
Treguesi i riskut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Ky tregues ka për qëllim tju informoje mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun 5-vjeçar të performancës së fondit. Kategoria më e ulët nuk do të thotë që investimi në fond është pa risk.
Monedha | LEK |
---|---|
Shuma minimale e investimit | 1,000 Lekë |
Tarifa e administrimit | 1.5% në vit |
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit | Sa më afatgjatë, mundësisht deri në moshën e pensionit |
Tërheqja e aseteve | Deri në 5 vite përpara se të mbushet mosha e pensionit ose në raste paaftësie të përhershme për punë |
Tërheqja e parakohshme | Zbatohen penalitete sipas legjislacionit ne fuqi |
Lehtësitë tatimore | Kufiri maksimal sipas legjislacionit ne fuqi |
Kostoja e transferimit | 0.5% e shumes se transferuar |
Pse të investoni në fondin Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen?
- Të ardhura shtesë gjatë periudhës së pensionit: mund të merren si një shumë e menjëhershme ose në mënyrë të planifikuar periodike
- Kursimet në Fondin e Pensionit Vullnetar rriten për vite me radhë me një normë të kënaqshme kthimi. Kthimet nga investimi akumulohen në fond dhe riinvestohen sërish.
- Investimi në fond rritet edhe gjatë periudhës së pensionit.
- Lehtësi tatimore: kontributi në Fondin e pensionit vullnetar është i zbritshëm nga tatimi deri në një kufi të caktuar për punëdhënësin dhe për punëmarrësin.
- Mund të derdhet kontribut në favor të personave të tjerë (një i afërm familjar) dhe të njihet si lehtësi fiskale.
- Fondi është i trashëgueshëm, pra ai nuk humbet.
- Larmi planesh pensioni: individuale, profesionale apo të kombinuara.
- Fleksibilitet: shuma mund të ndryshohet, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi përsëri sipas mundësive financiare.
- Transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit në çdo moment.
- Raiffeisen Invest sh. a – pjesë e grupit Raiffeisen.