Mbrojtja e të dhënave personale

 

Informacion bazuar në Nenet 13 dhe 14 të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”

Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të drejtat që ju takojnë. Përmbajtja dhe fusha e përpunimit të të dhënave tuaja personale lidhet ngushtë me produktet dhe shërbimet që keni kërkuar, ose për të cilat është rënë dakord me ju.

Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe kë mund të kontaktoni?

Përgjegjës për përpunimin:

Raiffeisen Invest SH.A

Rr. Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Tiranë-Shqipëri.

Të dhëna kontakti të personit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në  Grupin Raiffeisen Shqiperi

Mirela Idrizaj

numer kontakti +355698022250

E-Mail: [email protected]

Çfarë të dhënash përpunohen dhe nga cilat burime vijnë ato?

Ne përpunojmë të dhëna që i marrim nga ju në kuadër të marrëdhënies tonë të biznesit. Në vijim, ne përpunojmë të dhënat që i marrim në mënyrë të ligjshme nga burime publike në dispozicion (si p.sh: regjistri tregtar, faqe publike, ose media)
Informacioni personal përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, etj.) ose informacion nga dokumente identifikimi apo pasaportë udhëtimi (si nënshkrimi dhe informacion i ID). Përveç kësaj mund të përfshihen edhe të dhëna për pagesa apo klering (p.sh urdhër transfertat, të dhëna për xhiron në transaksionet e pagesave),  të dhëna që lidhen me tregtimin dhe shpërndarjen, kreditime në llogari, regjistrim i zërit dhe figurës (p.sh regjistrimi me kamera dhe regjistrimi i telefonatave), të dhëna për log-imin dhe identifikimin elektronik (aplikacione, cookies, etj.), të dhëna identifikuese financiare ose të dhëna për parandalimin e pastrimit të parave, të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategoritë e permendura më lart.

Për çfarë arsye dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?

Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, për qëllimet e listuara më poshtë:

  • Për të përmbushur detyrimet kontraktore siç parashikohet në (Neni 6(1)(b) i GDPR; Neni 6(1)(b) i Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave Personale).

Përpunimi i të dhënave personale (neni 4 (2) e GDPR, neni 3 (12) e ligjit lokal) kryhet për ofrimin dhe ekzekutimin e urdhër transfertave tuaja, si edhe për të përmbushur kërkesat për dhënie informacioni parakontraktor për klientët.

Qëllimi i përpunimit të të dhënave bazohet kryesisht në ofrimin e  produkteve  specifike, sic jane fondet e investimit dhe te pensionit si  dhe ekzekutimin e transaksioneve.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave përfshin tërësinë e kuadrit ligjor/rregullator vendas që rregullojnë aktivitetin e shoqerise.

Për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave referuar këtij paragrafi, mund të kontaktoni Raiffesien Invest SH.A.

2 – Për të përmbushur detyrime ligjore (Neni 6 (1) (c) i GDPR; (Neni 6 (1) (c) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”.

Përpunimi i të dhënave Personale mund të kryhet vetëm me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të ndryshme ligjore brenda kuadrit legjislativ lokal për sipermarrjet e investimeve kolektive dhe fondet e pensionit vullnetar, për Parandalimin e Pastrimit të Parave, për Taksat, për ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore.

  • Raportimi në Drejtorinë e parandalimit të pastrimit të parave të rasteve të dyshuara për pastrim parash;
  • Dhënie informacioni Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare;
  • Dhenie Informacioni Depozitarit , First Investment Bank sh.a
  • Dhenie informacioni Raiffeisen Bank sh.a si Agjent shites i fondeve
  • Dhënie informacioni Autoriteteve të Tatim-taksave;
  • Dhënie informacioni me kërkesë autoriteteve te hetimit dhe autoriteteve gjyqësore në kuadër të zhvillimit të proceseve gjyqësore;
  • Dhënie informacioni me kërkesë të përmbaruesve gjyqësor per ekzektuim të vendimeve te gjyatës

3 – Bazuar në dhënien e pëlqimit tuaj (Neni 6 (1) (a) i GDPR; neni 6(1)(a) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Nëse na keni dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave tuaja për qëllime specifike (p.sh. duke dhënë emrin e marrësit të të dhënave në deklaratën e pëlqimit) përpunimi do të kryhet në përputhje me fushën dhe qëllimin e përcaktuar dhe të dakordësuar në deklaratën për dhënien e pëlqimit. Çdo pëlqim i dhënë mund të revokohet prej jush me efekt për të ardhmen.

4 – Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të “dhënave Personale).

Kur është e nevojshme, të dhënat tuaja përpunohen për të mbrojtur interesat e ligjshme të RIAL ose të palëve të treta.

Në rastet më poshtë kryhet përpunimi për të mbrojtur interesat e ligjshme si p.sh:

  • Informacion i përgjithshëm, postime dhe njoftime mbi shërbimet, produktet dhe informacion përkatës për tregun;
  • Mbikëqyrja me kamera për të mbledhur prova në raste krimesh, ose për të provuar transaksionet tërheqje dhe depozitimet (p.sh në ATM) – sidomos për të mbrojtur klientët dhe punonjësit;
  • Regjistrimi i disa lloj telefonatash (për të siguruar cilësinë e shërbimit të ofruar, ose në raste ankesash);
  • Masa për menaxhimin e biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve dhe shërbimeve;
  • Masa për të mbrojtur klientët dhe punonjësit, si dhe për të siguruar pronat dhe për të parandaluar, apo për të zhvilluar investigime mbi ngjarje kriminale;
  • Masa për monitorimin e transaksioneve për të parandaluar mashtrime, pastrim parash, financim terrorizmi dhe vepra penale. Në të njëjtën kohë vlerësim të dhënash (mes të tjerash në transaksionet e pagesave). Këto masa i shërbejnë edhe mbrojtjes së interesave tuaja;
  • Përpunimi i të dhënave për qëllime të zbatimit të ligjit;
  • Për mbrojtjen në procese gjyqësore;
  • Për të ruajtur sigurinë në teknologjisë së Informacionit në operacionet e RIAL ;
  • Për parandalimin dhe investigimin e kundërvajtjeve;

Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”) në marketingun e shërbimeve tona.

Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja në Raiffeisen Invest me qëllim që:

  • T’ju japim informacion të personalizuar lidhur me produktet e RIAL;
  • Të zhvillojmë shërbimet dhe produktet tona që i përshtaten sa më mirë interesave dhe situatës tuaj jetësore;
  • Për të përmirësuar dhe lehtësuar sa më shumë përdorimin e shërbimeve tona si p.sh aplikacione, pajisje për vetshërbim etj.

Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga vet RIAFFEISEN  Invest apo që ja keni dhënë ju Raiffeisen Invest sh.a, do të vlerësohen:

  • Të dhëna personale/të dhëna parësore:
  • Gjinia, statusi familjar, emri, data e lindjes, shtetësia, punësimi, punëdhënësi, të dhëna për të ardhurat, adresa, të dhëna kontakti:si numri i telefonit, adresë email, adresë postare, informacion mbi vendndodhjen gjeografike, klasifikim i brendshëm si psh gjendja e  fondeve tuaja ne RIAL
  •  Kush i merr të dhënat e mia?

Brenda RIAL ato njësi dhe ata punonjës të cilët marrin të dhënat tuaja siç u kërkohet bazuar në detyrimet ligjore dhe rregullatore. Përveç tyre, kontraktorëve (kryesisht ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe back office) ju vihen në dispozicion të dhënat tuaja për aq sa është e nevojshme për të kryer shërbimin respektiv.

Të gjithë përpunuesit, në kuadër të dhënies së shërbimit respektiv, janë të detyruar që t’i përpunojnë të dhënat, bazuar në kontrata për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tuaja.

Nëse ka një detyrim ligjor apo rregullator nga autoritetet publike dhe nga institucionet (si Autoriteti I Mbikeqyrjes Financiare, Tatim Taksat, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, etj.) edhe Auditorët mund të jenë marrës të të dhënave tuaja.

Në lidhje me të dhënat që ne transferojmë në palë të treta, theksojmë se Raiffeisen  Invest është e detyruar të ruajë konfidencialitetin lidhur me informacionin e klientëve, fakte rreth tyre të vëna në dispozicion, ose që është mundur të kemi informacion për shkak të marrëdhënies së biznesit.

Raiffeisen Invest mund ta bëjë të njohur këtë informacion vetëm nëse na keni dhënë lejen tuaj të shprehur dhe me shkrim, ose në qoftë se RIAL ëshë ligjërisht e detyruar të bëj të njohur informacionin.

Marrësit e të dhënave personale në këtë kontekst mund të jene institucione të tjera financiare, apo të kreditit, ose ente të tjera të ngjashme. Ne ju japim marrësve të informacionit vetëm ato të dhëna që na duhen, me qëllim përmbushjen e marrëdhënies së biznesit me ju. Në varësi të kontratës respektive, këta marrës mund të jenë psh. banka korrespondente, banka kujdestare,  ose kompani të tjera që janë të lidhura me RIAL (për shkak të detyrimeve ligjore apo rregullatore).

Të dhënat nga monitorimi me kamera mund të përdoren nga autoritetet kompetente apo gjykata penale, sipas rastit (si provë në çështjet penale), shërbimet e sigurisë (për qëllime ruajtjeje), gjykatat civile (si provë në çështjet civile) apo organizma të tjerë shtetëror, me qëllim të zbatimit të ligjit.

A tranferohen të dhëna në vende të treta apo në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

Transferimi i të dhënave në vende të treta (jashtë zonës Ekonomike Europiane-EEA) mund të bëhet vetëm kur ështe nevojshme për  zhvillimin e aktivitetit , nëse kërkohet nga ligji ose nëse keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur. Transferimi i të dhënave tuaja në një vend të tretë mund të bëhët vetëm pas marrjes së autorizimit nga autoriteti lokal për Mbrojtjen e të dhënave personale.

Më tej, të dhënat tuaja mund të transferohen në filialet Raiffeisen apo tek përpunues të të dhënave në vende të vende të treta jashte BE-se, apo nënkontraktorë të përpunuesve të  RIAL në vende të treta.

Këta janë të detyruar për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, në përputhje me standardet Europiane. Informacioni për këtë mund t’u jepet nga ne.

Për sa kohë ruhen të dhënat e mia?

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për marrëdhënien tonë të biznesit (fillon me nënshkrimin e një kontrate, ekzekutimin e saj, për të përfunduar me mbylljen e saj), në përputhje me detyrimin për ruajtje siç kërkohet nga ligjislacioni local, Kodi Civil, Ligji Për Arkivat, Ligji Për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

Për më tepër, arkivimi i të dhënave i nënshtrohet kufizimeve kohore.

Çfarë të drejtash kam unë lidhur me të dhënat personale?

Ju keni të drejtën për akses, të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave, fshirjen, apo kufizimin e përpunimit të të dhënave të ruajtura nga ne. Keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin dhe të drejtën të zhvendosni të dhënat në përputhje me GDPR dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ankesat mund t’i adresoni tek Komisioneri për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” http://www.idp.al

Jam i detyruar të jap të dhënat e mia?

Si pjesë e marrëdhënies së biznesit, ju duhet të na jepni të gjithë informacionin personal të nevojshëm për të krijuar dhe vazhduar marrëdhënien e biznesit me ju. Gjithashtu, duhet të na vini në dispozicion ato të dhëna që kërkohet të mblidhen nga ligji. Nëse ju nuk pranoni të na vini në dispozicion këto të dhëna, ne përgjithësisht refuzojmë të lidhim një kontratë, ose nuk jemi në gjendje të vazhdojmë ekzekutimin e një kontrate ekzistuese, ose mund të jemi të detyruar të ndërpresim këtë kontratë në vijim.

Megjithatë, ju nuk jeni të detyruar të na jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave, në qoftë se këto të dhëna nuk janë të nevojshme për përmbushjen e një kontrate, ose në qoftë se nuk kërkohet nga ligji apo rregulloret.

Ka ndonjë vendimmarrje automatike?

Përgjithësisht, ne nuk përdorim vendimmarrje të plotë automatike në kuptimin e Nenit e 22 GDPR, me qëllim që të krijojmë apo të zhvillojmë një marrëdhënie biznesi. Nëse do të na duhej ta përdonim këtë procedurë sipas rastit specifik, do t’ju bëjmë me dije me anë të një njoftimi të veçantë, siç parashikohet me ligj.

 

Cookies

 

Faqja jonë e web–it përdor cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat ne i ruajmë gjatë vizitës tuaj në terminalin tonë. Ne përdorim Cookies kryesisht për analiza të anonimizuara mbi përdorimin e faqes së web-it. Ne i përdorim gjithashtu cookies për t’ju ofruar funksione shtesë në faqen e webit, me qëllim që të bashkëveproni më lehtë me faqen dhe për të mundësuar përdorimin pa gabime (p.sh për të mundësuar lundrimin në faqen e web-it ose për të ruajtur preferencat tuaja për vizitën tuaj të ardhshme).

 

Cookies të nevojshme: Cookies, të cilat nevojiten për funksionet bazike në faqe ruhen prej nesh për shkak të detyrimeve kontraktore.

Cookies funksionale: Cookies, të cilat na lejojnë të analizojmë përdorimin e faqes së web-it, përdoren nga ne, bazuar në interesin e ligjshëm.

Cookies për marketing: Cookies, të cilat na lejojnë t’ju ofrojmë publicitet në përshtatje me interesat tuaja, përdoren nga ne bazuar në interesin legjitim.

Disa cookies ruhen në terminalin tuaj deri sa ju t’i fshini. Ato na mundësojnë të njohim motorin e kërkimit tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it (të ashtuquajturat cookies të seksionit).

Cookies mund të bllokohen, ç’aktivizohen, ose fshihen. Për këtë qëllim ka një varietet mjetesh të (përfshirë kontrollin e motorit të kërkimit).  Ju mund të gjeni këtu informacion në “seksionin ndihmë” të browser-it që përdorni ju. Në qoftë se të gjithë Cookies e përdorur nga ne janë çaktivizuar, shaqja e tyre për ju mund të kufizohet.

Gjuha e programimit dhe gjurmimi

Faqja jonë e web-it përdor Cookies dhe kontrolle të tjera referuar tregut, në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe përmirësuar paraqitjen tonë në internet. (njohur si JavaScript and tracking pixels). Të gjitha të dhënat regjistrohen në mënyrë të anonimizuar. Duke përdorur të ashtuquajturat tracking pixels, ne jemi në gjendje të mbledhim informacionin, të kontrollojmë cilat janë përmasat e ekranit, browsers dhe të optimizojmë mënyrën e funksionimit tonë në internet. JavaScript është një gjuhë programimi për të vlerësuar ndërveprimin e përdoruesit, për të modifikuar, ri-lidhur apo gjeneruar përmbajtjen e kërkuar.