Të nderuar klientë

18.3.2020

Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se në kuadër të Ligjit nr.4/2020 datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit” për llogaritë financiare, Raiffeisen Invest sh.a, është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj.

Për këtë arsye, jeni të lutur të paraqiteni personalisht në një nga degët e Raiffeisen Bank, për t’u njohur me kërkesat e këtij ligji, si edhe për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15.04.2020.

Formulari i vetëdeklarimit quhet i vlefshëm edhe nëse e dërgoni me postë, apo të skanuar me e-mail, tek punonjësi i bankës i cili ju ka ndjekur pasi të keni komunikuar me të.

Përmbushja e kërkesave të ligjit nr 4/2020 për Shkëmbimin Automatik të Informacionit është detyrim ligjor për të gjithë klientët e bankave të nivelit të dytë, dhe institucioneve financiare në Shqipëri. Mos raportimi apo raportimi i pasaktë konsiderohet shkelje administrative referuar detyrimeve të parashikuara në nenin 12 të Ligjit nr 4/2020.

Faleminderit që keni zgjedhur Raiffeisen Invest sh.a