21 Mars 2018
21.3.2018
Te nderuar kliente,
Ju informojme se Raiffeisen Invest sh.a. vjen prane jush me nje faqe interneti te re, me synimin per te ecur me hapat e fundit te zhvillimeve teknologjike, ofrimit te nje sherbimi cilesor dhe prezantimit te kompanise sone ne menyre dinjitoze. Faqja e re u paraqitet klienteve me nje dizanj te ri, te kendshem dhe modern. Ajo ploteson dhe eshte ne linje me politikat e kompanise per te mundesuar informimin dhe transparencen ndaj klientit si dhe dhenien e informacionit ne menyre te shpejte dhe praktike. Gjithashtu ky perditesim do te mundesoje qe ne fazat e metejshme te rritet aksesi dhe gama e sherbimeve dixhitale te ofruara nga Raiffeisen Invest sh.a.
Ne menyre qe te sigurojme nje kalim sa me te lehte dhe pa probleme per klientin drejt sherbimeve te reja dixhitale, procesi eshte ndare ne disa faza. Ne fazen aktuale ky ndryshim ka prekur vetem pjesen organizimit dhe prezantimit te informacionit per klientet. Funksionalitetet dhe sherbimet e ofruara nga moduli i aksesit per te dhenat e klienteve eshte i pandryshuar. Ne rekomandojme perdorimin e Google Chrome per nje shfrytezim sa me efikas te elementeve te rinj te faqes.
Per çdo sugjerim apo shqetesim ju lutem mos hezitoni te na kontaktoni duke perdorur te dhenat e kontaktit te publikuara ne faqen tone.
Faleminderit