Raiffeisen Prestigj
Informacion mbi fondin
Dokumentacioni
Objektivi i fondit

Objektivi i Fondit është që të maksimizojë kthimin nga investimi, duke synuar në të njëjtën kohë ruajtjen e kapitalit të investitorit dhe sigurimin e likuiditetit të nevojshëm.

Politika e investimit

Asetet e Fondit investohen kryesisht në tituj borxhi të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në monedhën Lekë. Fondi investon në instrumentat financiare të mëposhtme:

  • deri në 100% të aseteve të tij në tituj borxhi qeveritar, të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
  • deri në 5% në fonde investimi me fokus në tituj borxhi;
  • deri në 50% në ekuivalentë cash-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj.
  • deri në 5% të aseteve edhe në instrumente borxhi të emetuara nga organet e qeverisjes vendore dhe shoqëri tregtare vendase, të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë.
Profili i Riskut dhe Përfitimit

Bazuar në të dhënat historike të kthimeve të fondit gjatë 5 viteve të fundit, profili i parashikuar i riskut të fondit i përket kategorisë 2 të treguesit të riskut sintetik dhe përfitimit (SRRI=2).

Risk i ulët
Potencial përfitimi më i ulët

Risk i lartë
Potencial përfitimi më i lartë

1
2
3
4
5
6
7

 

 

Treguesi i riskut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Kategoria e treguar e riskut nuk garantohet dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Karakteristikat kryesore
Monedha LEK
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit        1 vit
Shuma minimale e investimit 5,000 Lekë
Shuma minimale në rastet e planeve të investimit 1,000 Lekë
Tarifa e administrimit Deri në 1.15% në vit
Tarifa hyrëse 0.00%
Tarifa dalëse 0.00%
Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) Max 1.4% në vit

 

Avantazhe

Pse të investoni në fondin Raiffeisen Prestigj?

  • Mundësi krijimi e të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatshkurtër deri afatmesme.
  • Fleksibilitet:
    • mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë
    • mund të zgjidhni të investoni nëpërmjet një plani i nvestimi: pagesa automatike, periodike dhe në vlera të vogla
    • mund të kërkoni të shisni kuotat tuaja në çdo moment: Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi
  • Menaxhim profesional i aseteve tuaja falë stafit të kualifikuar të Raiffeisen Invest.
  • Transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit në çdo moment.
  • Raiffeisen Invest sh. a – pjesë e grupit Raiffeisen.