Objektivi i investimit të Fondit Vizion është të maksimizojë kthimin total afatmesëm për investitorët, duke synuar të ruajë kapitalin e investitorit dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.
Asetet e Fondit investohen kryesisht në tituj borxhi të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Fondi investon në instrumentat financiare të mëposhtme:
- deri në 100% të aseteve të tij në tituj borxhi qeveritar, të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
- deri në 10% në fonde investimi me fokus në tituj borxhi;
- deri në 50% në ekuivalentë cash-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj.
- deri në 10% të aseteve edhe në instrumente borxhi të emetuara nga organet e qeverisjes vendore dhe shoqëri tregtare vendase, të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë.
Fondi Raiffeisen Vizion i përket kategorisë së tretë të Profilit të Riskut dhe Perfitimit.
Risk i ulët
Potencial përfitimi më i ulët
Risk i lartë
Potencial përfitimi më i lartë
Treguesi i riskut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Kategoria e treguar e riskut nuk garantohet dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
Monedha | LEK |
---|---|
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit | 3 vite |
Shuma minimale e investimit | 30,000 Lekë |
Shuma minimale në rastet e planeve të investimit | 1,000 Lekë |
Tarifa e administrimit | Deri në 1.15% në vit |
Tarifa hyrëse | 0.00% |
Tarifa dalëse | 2.00% e vlerës së shlyer përpara përfundimit të periudhës 2 vjeçare nga investimi në fond |
Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) | Max 1.4% në vit |
Pse të investoni në fondin Raiffeisen Vizion?
- Mundësi për të përfituar kthim të kënaqshëm duke rritur vlerën e aseteve të investuara.
- Mundësi diversifikimi nëpermjet një alternative investimi afatgjatë
- Fleksibilitet:
- mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë
- mund të zgjidhni të investoni nëpërmjet një plani investimi: pagesa automatike, periodike dhe në vlera të vogla
- mund të kërkoni të shisni kuotat tuaja në çdo moment: Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi.
- Menaxhim profesional i aseteve tuaja falë stafit të kualifikuar të Raiffeisen Invest.
- Transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit në çdo moment.
- Raiffeisen Invest sh. a – pjesë e grupit Raiffeisen.