RRETH NESH
Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria lider në tregun shqiptar të administrimit të aseteve, me një fokus të qartë në kujdesin ndaj investitorëve, transparencën ndaj tyre, dhe zbatimin e praktikave më të mira.
Selia e shoqërisë është në: Rr.Tish Daija,Kompleksi Kika 2, Tiranë, Shqipëri.
Aksionari i vetëm i shoqërisë është Raiffeisen Bank sh.a.
T’u ofrojmë investitorëve tanë një eksperiencë te shkëlqyer, nëpërmjet alternativave të reja dhe të përshtatshme të investimit dhe teknologjive inovatore, bazuar në parime dhe profesionalizëm, nëpërmjet fokusimit dhe jo vetem në:
Vlerat :
Integritet : Ne vendosim interesat e klientëve tanë në plan të parë, duke i bërë qëllimet e tyre qëllimet tona. Ky është detyrimi ynë etik dhe profesional – dhe mënyra e duhur për të vepruar. Integriteti është thelbi i procesit tonë të investimeve, marrëdhënieve me klientët dhe gjithçka që bëjmë.
Përgjegjshmëri : Veprojmë me përgjegjësi ndaj investitorëve, njëri-tjetrit dhe komunitetit. Vetëm dhe së bashku jemi përgjegjës për çdo vendim e veprim që ndërmarrim.
Të mësuarit : I gjithë stafi ynë është në një proces mësimi të vazhdueshëm me qëllim arritjen e nivelit me të lartë të profesionalizmit dhe praktivave me të mira të administrimit të aseteve.
Bashkëpunim : Në Raiffeisen Invest ne kemi krijuar një mjedis të ngrohtë ku bashkëpunojmë, komunikojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin nëpërmjet besimit dhe respektit reciprok.
Disipline : Ajo që na udhëheq në çdo proces analize, pune kërkimore dhe investime është disiplina. Ne i përmbahemi një procesi të qëndrueshëm dhe të disiplinuar, duke u siguruar që çdo vendim të mbështetet në një gjykim të shëndoshë, pa u shpërqëndruar nga skupe mediatike dhe mentaliteti i turmës. Ky fokus na mundëson marrjen e vendimeve racionale në një kohë kur investitorët shpesh bëjnë vendimarrje emocionale.
Të jemi shoqëria lider dhe më e besuar në fushën e adminstrimit të aseteve në vend.