Objektivi i Fondit Furnizues është t’ju mundësojë investitorëve të përfitojnë nga kthimi i Fondit Kryesor Raiffeisen-Nachhaltigkeit-Solide, i cili synon krijimin e të ardhurave të rregullta në një periudhë afatmesme.
Fondi Furnizues investon në kuotat e Fondit Kryesor Raiffeisen-Nachhaltigkeit-Solide të paktën 85% te aseteve.
Jo më shumë se 15% e aseteve do të investohen në instrumente si depozita bankare afatshkurta, marrëveshje të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes, cash apo ekuivalentë të tij.
Fondi Kryesor është një Fond miks që investon në tituj, emetuesit e të cilëve janë klasifikuar si të qëndrueshëm në bazë të kritereve sociale, mjedisore dhe të qeverisjes (pa marrë parasysh investimet ne fonde investimi, instrumentet derivative dhe depozitat).
Sipas këtyre kritereve, nuk investohet në:
- sektorë të caktuar, të tillë si:
- Prodhimi i armëve
- inxhinieria gjenetike e gjelbër/bimëve
- kompani:
- që shkelin të drejtat e punës dhe të njeriut
- të përfshira në korrupsion dhe manipulim të pasqyrave financiare
- shtete:
- me regjime autoritare
- ku shkelet liria e medias dhe shtypit
- nuk janë pjesë e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike
- kanë problematika të lidhura me pastrimin e parave.
Fondi Kryesor e ka kufizuar investimin në aksione deri në 30% të aseteve të tij.
Të paktën 51% e aseteve të Fondit Kryesor investohen drejtpërdrejt në tituj. Emetuesit e obligacioneve ose instrumenteve të tregut të parasë në Fond mund të jenë, ndër të tjera, shtetet, organizatat supra kombëtare dhe/ose kompanitë.
Fondi Kryesor mund të investojë më shumë se 35% të aseteve në tituj borxhi të emetuar nga qeveria e Austrisë, Gjermanise, Belgjikës, Finlandës, Francës ose Holandës.
Fondi Kryesor mund të investojë në instrumente derivative si pjesë e strategjisë së tij të investimit, me qëllimin për të zbutur risqet dhe për të arritur objektivat e politikës së investimit.
Profili i parashikuar i riskut të Fondit Furnizues eshte i lidhur ngushte me profilin e riskut të Fondit Kryesor. Bazuar në të dhënat historike të kthimeve të Fondit Kryesor gjatë 5 viteve të fundit, profili i parashikuar i riskut të Fondit Furnizues i përket kategorisë 3 të treguesit të riskut sintetik dhe përfitimit (SRRI=3).
Risk i ulët
Potencial përfitimi më i ulët
Risk i lartë
Potencial përfitimi më i lartë
Treguesi i riskut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Kategoria e treguar e riskut nuk garantohet dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
Monedha | EURO |
---|---|
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit | 5 vite |
Shuma minimale e investimit | 500 Euro |
Shuma minimale në rastet e planeve të investimit | 50 Euro |
Tarifa e administrimit | Deri në 1.3% në vit |
Tarifa hyrëse | 0.00% |
Tarifa dalëse | 1.00% e vlerës së kuotave të shitura për çdo shitje të kryer përpara 2 vjetësh nga investimi në Fond |
Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) | Max 3.5% në vit |
Pse të investoni në Fondin e Qëndrueshëm Raiffeisen Solid?
- Fondi ofron diversifikim nëpërmjet investimeve në klasa të ndryshme të aseteve, si: Obligacione dhe Aksione me perspektivë të qëndrueshme.
- Fondi mundëson ndërthurje të realizimit të fitimeve me përfitime ekologjike, sociale dhe etike.
- Ofron akses indirekt në një fond investimi austriak të administruar nga Raiffeisen Capital Management, një kompani e mirënjohur dhe me ekspertizë ndërkombëtare në fushën e investimeve të qëndrueshme.
- Performancë të ngjashme me fondet tradicionale, por me një ndikim pozitiv në mjedis, në shoqëri dhe në qeverisje.
- Ofron transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit në çdo moment.
- Ofron fleksibilitet:
- mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë;
- mund të zgjidhni të investoni me një shumë të menjëhershme në fond ose nëpërmjet një plani investimi me pagesa automatike, periodike dhe në vlera të vogla;
- mund të kërkoni të shisni kuotat tuaja në çdo moment, pjesërisht apo në total: Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi.
Dokumentacionin e fondit Kryesor mund ta gjeni në gjuhën angleze dhe gjermane duke klikuar si më poshtë :
https://www.rcm.at/at-en/retail/funds/detail/Raiffeisen-Nachhaltigkeit-Solide
https://www.rcm.at/at-de/privat-anleger/fonds/detail/Raiffeisen-Nachhaltigkeit-Solide