Raiffeisen Invest Euro
Informacion mbi fondin
Dokumentacioni
Objektivi i fondit

Objektivi i Fondit Invest Euro është të jetë likuid dhe të rrisë të ardhurat nga investimi në një horizont afatmesëm, duke ruajtur nivelin e kapitalit.

Politika e investimit

Asetet e fondit investohen në 2 kategori: Tituj borxhi dhe Tregu i parasë / ekuivalentë cash-i. Fondi investon në instrumentat financiare të mëposhtme:

 

  • deri në 60% të aseteve të tij në tituj borxhi qeveritar, të emetuar ose garantuar nga Qeveria Republikës së Shqipërisë.
  • deri në 20% Tituj borxhi të emetuara ose garantuara nga shtete të tjera sovrane të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursat zyrtare të shteteve të BE-së apo çdo shtet tjetër të lejuar nga AMF-ja
  • deri në 80% në depozita bankare afatshkurta, cash në llogari rrjedhëse dhe marrëveshje të anasjellta të riblerjes në funksion të menaxhimit të likuiditetit
  • deri në 30% të aseteve në tituj borxhi të emëtuara nga autoritetet vendore ose shoqëri tregtare, të tregtueshëm në tregje të rregulluara ose bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë

Fondi investon në kuota të fondeve të investimit si një tjetër formë diversifikimi.

Profili i Riskut dhe Përfitimit

Bazuar në të dhënat historike të kthimeve të fondit gjatë 5 viteve të fundit, profili i parashikuar i riskut të fondit i përket kategorisë 3 të treguesit të riskut sintetik dhe përfitimit (SRRI=3).

Risk i ulët
Potencial përfitimi më i ulët

Risk i lartë
Potencial përfitimi më i lartë

1
2
3
4
5
6
7

Treguesi i riskut dhe përfitimit korrespondon me një numër të plotë i cili përdoret për të renditur fondin në një nivel risku nga 1 në 7, sipas nivelit të rritjes të luhatshmërisë. Kategoria e treguar e riskut nuk garantohet dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Karakteristika të tjera
Monedha EURO
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit 2 vite
Shuma minimale e investimit 250 Euro
Shuma minimale në rastet e planeve të investimit 30 Euro
Tarifa e administrimit Deri në 1.3 % në vit
Tarifa hyrëse 0.00%
Tarifa dalëse 0.00%
Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) Max 1.6% në vit

 

Avantazhe

Pse të investoni në fondin Raiffeisen Invest Euro?

 

  • Mundësi për të përfituar kthim të kënaqshëm duke rritur vlerën e aseteve të investuara.
  • Mundësi diversifikimi
  • Fleksibilitet:
  • mund të shtoni shumën e investuar në çdo kohë
  • mund të zgjidhni të investoni nëpërmjet një plani investimi: pagesa automatike,                                                               periodike dhe në vlera të vogla
  • mund të kërkoni të shisni kuotat tuaja në çdo moment: Raiffeisen Invest ju shlyen brenda 7 ditëve nga data e kërkesës për tërheqje nga Fondi.
  • Menaxhim profesional i aseteve tuaja falë stafit të kualifikuar të Raiffeisen Invest.
  • Transparencë: Akses në çdo kohë në llogarinë tuaj on-line dhe monitorim i investimit në çdo moment.
  • Raiffeisen Invest sh. a – pjesë e grupit Raiffeisen.