Njoftim i rëndësishëm lidhur me pajisjen me Vërtetimin mbi gjendjen e llogarisë.

5.5.2026

Të nderuar anëtarë në Fondin e Pensionit Privat Raiffeisen,

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, në përputhje me parimin e transparencës, Raiffeisen Invest sh.a  ka ndërmarrë dërgimin e Vërtetimit të gjendjes së llogarisë në Fondin e Pensionit Privat Raiffeisen, për vitin 2025.

Për këtë qëllim, ju lutemi të siguroheni që të dhënat tuaja personale dhe të kontaktit të jenë të sakta dhe të përditësuara. Në mungesë të tyre, shoqëria nuk mund të garantojë dërgimin në adresën e saktë të këtij dokumenti.

Për përditësimin e të dhënave, ju lutemi të paraqiteni pranë çdo dege të Raiffeisen Bank sh.a, ku mund të kërkoni edhe pajisjen me Vërtetim në rast se nuk ju ka mbërritur.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

Raiffeisen Invest