Korrik 2026 – Prospektet e përditësuara të Fondeve të Investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Miks
8.7.2026
Të nderuar Investitorë,
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondeve të Investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Miks.
Në secilin prospekt është reflektuar kthimi vjetor i fondit për vitin 2025, treguesit e riskut dhe tarifa e vazhdueshme në datë 31.12.2025, në seksionin mbi të dhënat historike të fondit.
Gjithashtu është përditësuar informacioni në lidhje me anëtarët e Këshillit të Administrimit dhe Administratorët Ekzekutiv.
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Prestige këtu
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Invest Euro këtu
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Vizion këtu
Ju mund te aksesoni Prospektin e Fondit Raiffeisen Miks këtu
