Investimi në tregjet financiarë mund të bëhet duke përzgjedhur direkt instrumentet financiare ose një portofol instrumentash financiarë në formën e fondeve të investimit.
Nëse doni të investoni, por:
- ju mungon përvoja e investimit direkt në tregje financiare
- nuk keni prirje ose kohë për të hulumtuar në tregjet financiare
- dëshironi të investoni edhe në shuma të vogla
Atëherë mund të përzgjidhni një nga fondet e Investimit në Raiffeisen Invest.
Cfarë janë fondet e investimit?
Fondet e Investimit krijohen si një grupim asetesh, i cili investohet në instrumenta të ndryshëm financiarë siç janë depozitat, bonot e thesarit, obligacionet, aksionet etj. Këto asete menaxhohen nga një ekip profesionistësh me eksperiencë të gjatë në fushën e investimeve.
Fondet ofrojnë alternativë investimi dhe diversifikimi përmes strategjive të përcaktuara, te cilat i bëhen të ditura investitorit paraprakisht.
Investitorët në fond mund të jenë individë ose investorë institucional. Secili zotëron një numër të caktuar kuotash që përfaqëson pjesën e tij në portofolin e investimeve të fondit.
Raiffeisen Invest ofron për investitorët katër fonde investimesh në monedhën Lek dhe Euro:
Fondet e Raiffeisen Invest në Lek:
- Raiffeisen Prestigj:
- Asetet e fondit investohen në tregun vendas në tituj borxhi afatshkurtër deri në afatmesëm të Qeverisë Shqiptare.
- Fondi Prestigj ka një profil rreziku të ulët dhe SRRI 2
- Në mënyrë që të arrihen objektivat e performancës së fondit, investitorëve u rekomandohet një periudhë minimale qëndrimi në Fond prej 1 viti.
- Raiffeisen Vizion:
- Asetet e fondit investohen në tregun vendas në tituj borxhi afatmesëm deri në afatgjatë të Qeverisë Shqiptare.
- Fondi Vizion ka një profil rreziku mesatar dhe SRRI 3
- Në mënyrë që të arrihen objektivat e performancës së fondit, investitorëve u rekomandohet një periudhë minimale qëndrimi në Fond prej 3 vjetesh.
Fondet e Raiffeisen Invest në Euro:
- Raiffeisen Invest Euro:
- Asetet e fondit investohen në tituj borxhi në tregje ndërkombëtare.
- Fondi Raiffeisen Invest Euro ka një profil rreziku mesatar dhe SRRI 3
- Horizonti kohor i investimit rekomandohet të jetë mbi 2 vjet, në mënyrë që të rriten shanset për një kthim optimal nga investimi.
- Raiffeisen Miks:
- Asetet e fondit investohen në tregje ndërkombëtare në tituj borxhi dhe në aksione duke ofruar mundesi diversifikimi dhe kthimi më të larte se fondet e tjera, te cilet investojne vetëm në tituj borxhi.
- Fondi Raiffeisen Miks ka një profil rreziku mesatar dhe SRRI 4
- Horizonti kohor i investimit rekomandohet të jetë të paktën 5 vjet, në mënyrë që të rriten shanset për një kthim optimal nga investimi.