Si të investoj
Lexo më shumë
Si të investoj

NË FOND PENSIONI

Jini të përgatitur për vitet e arta të jetës suaj pas daljes në pension.

Gati për të investuar për në pension?

Në fondin e pensionit mund të investohet në mënyrë idividuale ose përmes skemave profesionale nga punëdhënësi.

Pavarësisht nëse jeni duke filluar investimin për herë të parë, apo dëshironi të shtoni/pakësoni investimin tuaj ne jemi këtu për t’jua bërë më të lehtë me këto hapa:

  1. Parqituni në një nga deget e Raiffeisen Bank Shqipëri
  2. Merrni informacionin për fondin, lexoni me vëmendje dokumentat si Prospekti i fondit.
  3. Nënshkruani një kontratë anëtarësimi me Raiffeisen Invest
Ne fondin e pensionit
  • Avantazhet e investimit Lexo më shumë

    AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FOND PENSIONI

    Të ardhura shtesë gjatë periudhës së pensionit.

    I trashëgueshëm, pra nuk humbet.

    I transferueshëm.

    Fondi është i transferueshëm në një kompani tjetër menaxhimi kundrejt tarifës 0.5% të aseteve të grumbulluara.

    Transparencë

    Mund të monitoroni ecurinë e investimit tuaj, në çdo kohë, online.

    Fleksibilitet

    Mund të përfitohet 5 vite përpara moshës ligjore të pensionit, në formën e pagesave periodike ose në formën e një pagese të menjëherëshme.

    Lehtësi tatimore: kontributi është i zbritshëm nga tatimi deri në një kufi të caktuar për punëdhënësin dhe për punëmarrësin.

  • Pyetjet më të shpeshta Lexo më shumë

    PYETJET MË TË SHPESHTA

    Pse është e rëndësishme të kontribuoj në një fond pensioni vullnetar?

    Sepse pensioni shtetëror mund të mos jetë i  mjaftueshëm për të siguruar të njëjtin standard jetese me të cilin jeni mësuar përpara daljes në pension.  Kjo është arsyeja pse do t’ju duhet një e ardhur shtesë dhe kontributi në një fond pensioni privat është një zgjidhje shumë e mirë. Lehtësirat tatimore dhe lidhja e drejtpërdrejtë midis vlerës së kontributeve tuaja dhe vlerës  së akumuluar në llogarinë tuaj të pensionit janë vetëm dy nga avantazhet e një fondi pensioni privat.

    Cfarë është një plan pensioni profesional?

    Punëdhënësi mund të krijojë një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij, duke lidhur një kontratë me shoqërinë administruese, që do ta ofrojë fondin e pensionit për punëmarrësit e tij. Kontributet e pensionit në këtë rast ndahen midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.

    Kur mund të përfitoj pagesat e pensionit nga fondi i pensionit privat?

    Pagesat e pensionit në formën e pagesave periodike ose në formën e pagesave të menjëherëshme mund të përfitohen pa penalitet 5 vite përpara moshës së pensionit.  Në kushtet e tërhqjes së parakohëshme do të aplikohen penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

    A është fondi i siguruar nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD)?

    investimi në fond nuk është i siguruar nga agjencia e sigurimit të depozitave. Ky është standard ndërkombëtar për fondet e pensionit në të gjitha tregjet ndërkombëtare

    A mund të ofrojë fondi i pensionit një normë kthimi fikse të paracaktuar?

    Kthimi nga investimi në fondin e pensionit varet nga kushtet në treg, karakteristikat të fondit dhe strategjisë së investimeve që fondi vë në zbatim. Fondi i pensionit nuk mund të garantojë një kthim fiks të paracaktuar.

    Cfarë ndodh në rast paaftësie të përhershme për punë?

    Anëtari i fondit të pensionit, ka të drejtë të  përfitojë pagesat e pensionit në formën e pagesave periodike ose në formën e pagesave të menjëhershme në rast të paaftësisë së tij të përhershme për punë.

    Cfarë ndodh në rast vdekje para moshës së pensionit?

    Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet në llogarinë e tij të fondit të pensionit u shpërndahen trashëgimtarëve.

    Nga çfarë varet siguria e parave të mia të investuara në fondet e investimeve?

    Fondet e pensioneve janë subjekte  të rregulluara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, çdo fond investimi ka një depozitar, një institucion financiar i pavarur i licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes që është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të Fondit si dhe verifikimin e vlerës së tyre.