Njoftim Ndryshimi i Fjalekalimit

26.8.2019

E rëndësishme : ndryshim i fjalëkalimit!
Te nderuar investitorë,

Ne kuadër të përmirësimit të cilëisë së shërbimit ndaj jush si dhe rritjes së sigurisë, së fundmi kemi implementuar mundësinë e ndryshimit të fjalëkalimit ( password) nga vetë përdoruesi ne faqen web. Ju do të keni mundësinë të zgjidhni një fjalëkalim sipas dëshirës e në këtë mënyrë të keni akses më thjeshtë në llogaritë tuaja pranë fondeve të investimit/pensionit.
Fillimisht do të hyni nëpërmjet fjalëkalimit të vjetër , i cili u është dhënë nga Raiffeisen Invest. Më pas sistemi do ju kërkojë të vendosni një fjalëkalim të ri.
Nëse do të keni probleme për të aksesuar llogarite e fondeve me fjalekalimin e vjetër ose nësë keni ndryshuar fjalëkalimin dhe nuk e mbani mend, ju lutem na kontaktoni në adresen [email protected] ose nepermjet telefonit për t’ju udhëzuar për hapat e mëtëjshëm që duhët të ndiqni.

Ju faleminderit

 

Raiffeisen Invest sh.a. njofton paraprakisht të gjithë klientët individë apo përfaqësues ligjorë të subjekteve juridike, të cilët kanë depozituar si dokument identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike të lëshuar gjatë vitit 2009, se këtyre dokumenteve u përfundon afati i vlefshmërisë gjatë vitit 2019.

Nisur nga ky fakt, Raiffeisen Invest u kërkon klientëve të saj që gjatë vitit 2019 të rinovojnë dokumentat e sipërpërmëndura sipas procedurave përkatëse. Gjithashtu ju bëjmë me dije, se nëse këto dokumente nuk janë të rinovuara, do të jetë e pamundur të kryhen veprime në fondet e investimit pas një periudhe 60 ditë nga dita e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së dokumentit.

Ju presim në të gjitha degët e Raiffeisen Bank për regjistrimin e dokumenteve të reja.