Përgjegjësia sociale
15.1.2021
Raiffeisen Invest sh.a, si pjesë e një grupi të madh dhe shoqëri lider në treg, është angazhuar maksimalisht në mbështetje të komunitetit dhe shoqërisë në Shqipëri, duke e përfshirë përgjegjësinë sociale si pjesë të misionit të saj .
Ajo ka vijuar me përkushtim dhe dedikim të kontribuojë me të gjitha shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm.
Çdo vit, Raiffeisen Invest sh.a mbështet një sërë projektesh që lidhen me kujdesin shëndetësor, përmirësimin e kushteve në spitale dhe qendra shëndetesore, financimin e pajisjeve kompjuterike për një sëre institucionesh arsimore te të gjitha niveleve, por pa lënë pas edhe mbështetjen e projekteve sociale si dhe promovimin e sportit, kulturës si dhe mbrojtjes së mjedisit.
Raiffeisen Invest sha, në bashkëpunim me Raiffeisen Bank sha, mbeten të angazhuara të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social –kulturor të vendit.