Njoftim për trajnimin e detyrueshëm të agjentëve shitës të fondit të pensionit privat Raiffeisen

26.12.2025

26.12.2025

Agjentët e lidhur të fondit të pensionit Privat Raiffeisen do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit të detyrueshëm, në kuadër të rifreskimit dhe përditësimit të njohurive në lidhje me karakteristikat e fondit të pensionit, kuadrit rregullativ, dhe procesit te shitjes.

Ky trajnim është i detyrueshëm, dhe do të zhvillohet si E-learning duke filluar nga data 26 dhjetor 2025 deri më datë 16 janar 2026.

Kurrikula përbëhet nga katër module, ku çdo agjent shitës duhet të ndjekë të gjitha modulet si dhe të përfundojë me sukses testimin.