Njoftim për trajnimin “Edukimi në vazhdim me fokus fondin e pensionit privat”

10.1.2024

Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim” agjentët e lidhur të fondeve të investimit do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit me temë “Edukimi në vazhdim me fokus fondin e pensionit privat”, përgatitur nga Raiffeisen Invest sh.a, e njohur  nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si ofrues i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për këtë kategori.

Ky trajnim është i detyrueshëm, dhe do të zhvillohet paraprakisht si E-learning dhe më pas në sesione online në datat 11, 12 dhe 15 Janar 2024.

Qëllimi i trajnimit është edukimi ne vazhdim i agjenteve shites te fondeve, me fokus ne njohurite mbi fondin e pensionit privat. Trajnimi sherben per te rifreskuar njohurite ne lidhje me karakteristikat e fondit te pensionit privat Raiffeisen, politiken e investimit dhe risqet e tij, avantazhet, lehtesite fiskale dhe sidomos per tu njohur me risite e Ligjit te ri te pensionit privat.