Njoftim për trajnimin “Kualifikimi Profesional i agjentëve shitës të fondeve të investimit”

9.11.2023

Në zbatim të Rregullores nr.198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim” agjentët e lidhur të fondeve të investimit do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit me temë “Kualifikimi Profesional i agjentëve shitës të fondeve të investimit”, përgatitur nga Raiffeisen Invest sh.a, e njohur  nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si ofrues i aktiviteteve të kualifikimit profesional dhe edukimit në vazhdim për këtë kategori.

Ky trajnim është i detyrueshëm dhe do të zhvillohet si E-learning duke filluar nga data 13 Nëntor deri më datë 20 Dhjetor 2023.

Trajnimi do ju vijë në ndihmë agjentëve shitës të fondeve të investimit për të realizuar me transparencë, profesionalizëm dhe efikasitet procesin e shitjes së fondeve të investimeve. Ata do të rifreskojnë dhe thellojnë njohuritë mbi fondet e investimit në përgjithësi, duke u fokusuar më pas në eksperiencën konkrete me fondet e Raiffeisen Invest, politikat e tyre të investimit dhe administrimit të riskut etj. Kurrikula përbëhet nga 6 module dhe çdo agjent shitës duhet të ndjekë të gjitha modulet si dhe të përfundojë me sukses testimin.