Njoftim Planet e Investimit

12.3.2019

Të nderuar Investitorë,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. prezanton Planet e Investimit si një skemë investimi në mënyrë periodike dhe në vlera të vogla, në fondet e administruara nga Raiffeisen Invest. Nëpërmejt pagesave të rregullta periodike në fondin e përzgjedhur nga investitori (sipas profilit të tij të rrezikut) ne ofrojmë më shumë komoditet dhe fleksibilitet, duke lehtësuar procesin e investimit.

Për të përcaktuar Planin e duhur të Investimit, mund të vizitoni çdo degë të Raiffeisen Bank.

Për më shumë informacion, klikoni këtu