Si te investoni, te shinsi dhe te kembeni kuotat ne Fondet e Raiffeisen Invest

SI TE INVESTONI?

Për të investuar në fondet tona mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Paraqituni në një nga degët e Raiffeisen Bank.
  2. Zgjidhni fondin në të cilin do të investoni.

Agjentët e shitjes do t’ju japin informacion të detajuar si dhe do t’ju pajisin me dokumentacionin përkatës për secilin nga fondet. Duke u këshilluar me ta, selektoni fondin, i cili ju përshatet më mirë objektivave tuaja.

  1. Plotësoni dhe firmosni një kërkesë për blerje të kuotave në rastin e fondeve të investimit ose  nënshkruani kontratën e anëtarësimit me Raiffeisen Invest sha në rastin e fondit të Pensionit Vullnetar.

Klientët ekzistues të fondeve të Raiffeisen Invest mund të kryejnë investime në fonde, edhe nëpërmjet platformës Raiffeisen ON. Duke investuar në fondet e investimit online, ju jo vetëm lehtësoni përditshmërinë tuaj por keni më shumë kohë dhe hapësirë për të marrë vendimet e duhura rreth investimit tuaj.

 

Investoni online me dy hapa:

  • Hyr në Raiffeisen ON – Kliko Pagesa – Dergo Para – Kërko perfituesin (do shfaqen automatikisht vetëm fondet që ju dispononi: Raiffeisen Pension, Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Miks)
  • Ploteso shumën e dëshiruar për të investuar.

 

Kembimi i kuotave

Blerja e kuotave në Fondet e investimit mund të bëhet nëpërmjet këmbimit të kuotave të njërit fond me kuotat e fondit tjetër, të dy fonde të menaxhuara nga Raiffeisen Invest sh.a.

 

Monitorimi i investimit tuaj?

Ju mund të monitoroni ecurinë e investimit tuaj, duke bërë një kërkesë për t’u pajisur me username dhe PIN, të cilat iu shërbejnë për t’u log-uar në faqen e internetit të Raiffeisen Invest: www.raiffeisen-invest.al

 

Shitja e kuotave ne fondet e Investimit

  • Shitjen e kuotave në fondet e investimit mund ta kryeni në çdo moment që dëshironi.
  • Mjafton të paraqiteni në një nga degët e Raiffeisen Bank dhe të bëni një kërkesë për shlyerje kuotash.
  • Shlyerja e kuotave bëhet brenda afatit ligjor prej 7 ditësh nga dita e mbërritjes së një kërkese të vlefshme për shitje.
  • Kuotat mund të shiten në çdo kohë, pjesërisht apo në total.

 

Na kontaktoni

Për të gjitha pyetjet, mbështetjen profesionale dhe kryerjen e investimit tuaj, ju lutemi kontaktoni në degën më të afërt të Raiffeisen Bank ose në kontaktin e mëposhtëm të Raiffeisen Invest sh.a :

Adresa: Rr. Tish Daija, Kompleksi Kika 2
Tel: +355 69 40 40 481
Fax: 00355 4 2277905
E-mail: [email protected]

Para investimit tuaj, studioni me kujdes Prospektet dhe Rregullat e fondeve, në mënyrë që si një investitor i informuar të vendosni të investoni në një fond që përmbush qëllimet tuaja të mirëpërcaktuara.