Skip to main content
Një fushë e madhe me tulipanë është paraqitur në të zezë dhe të bardhë, me një seksion drejtkëndor qendror me tulipanë të kuq të ndezur që formojnë një motiv të ngjashëm me flamurin. Brenda zonës së kuqe, tulipanët më të errët krijojnë një formë embleme me shqiponjë dykrenare. Dy shigjeta të theksuara të verdha në formë shevroni rrethojnë kompozimin qendror në të dyja anët, duke tërhequr vëmendjen drejt pjesës qendrore të kuqe. Kontrasti midis mjedisit me nuanca gri, luleve të kuqe të ndezura dhe shigjetave të verdha krijon një efekt vizual grafik mbresëlënës.

Raiffeisen Prestigj - Fondi që vë në lëvizje kursimet tuaja e të ardhurat lulëzojnë!

Fondi Raiffeisen Prestigj i fokusuar në tituj borxhi qeveritar synon të maksimizojë kthimin nga investimi dhe sigurimin e likuiditetit të nevojshëm.

Pse të Investoni në Fondin Raiffeisen Prestigj

Zbuloni pse fondi Raiffeisen Prestigj është zgjedhja e duhur për investimin tuaj.

Strategjia e Investimit

Një grup podiumesh gjeometrike me ngjyrë të verdhë të ndezur shfaq disa objekte gri abstrakte. Në pjesën e sipërme djathtas, një kuti e hapur zbulon vija drejtkëndëshe të ngritura që i ngjajnë një grafiku me vija. Afër janë karta drejtkëndëshe të grumbulluara me një cep të palosur dhe një objekt rrethor në formë unaze me një segment të prerë. Skena është paraqitur në një stil të pastër dhe minimal 3D me një sfond neutral dhe pa tekst ose numra të dukshëm.

Ku Investohen Paratë Tuaja?

Asetet e Fondit investohen kryesisht në tituj borxhi të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë:

  • deri në 100% të aseteve të tij në tituj borxhi qeveritar, të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë
  • deri në 5% në fonde investimi me fokus në tituj borxhi
  • deri në 50% në ekuivalentë cash-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj.
  • deri në 5% të aseteve edhe në instrumente borxhi të emetuara nga organet e qeverisjes vendore dhe shoqëri tregtare vendase, të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë.

Karakteristikat Kryesore të Fondit

Informacion i detajuar mbi karakteristikat dhe kostot e fondit Raiffeisen Prestigj.

MonedhaLEK
Horizonti minimal i rekomanduar i investimit1 vit
Shuma minimale e investimit5,000 Lekë
Shuma minimale në rastet e planeve të investimit1,000 Lekë
Tarifa e administrimitDeri në 1.15% në vit
Tarifa hyrëse0.00%
Tarifa dalëse0.00%
Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij)Max 1.4% në vit

Dokumentacioni i Fondit

Shkarkoni dokumentet e fondit për informacion të plotë.

Si të Investoni në Fondin Raiffeisen Prestigj

Filloni investimin tuaj në tre hapa të thjeshtë.

Pyetje të Shpeshta për Fondin Raiffeisen Prestigj

Gjeni përgjigjet për pyetjet më të zakonshme rreth investimit në fondin Raiffeisen Prestigj.

Fondi Raiffeisen Prestigj është një fond i hapur investimi, i menaxhuar nga Raiffeisen Invest. Ai investon kryesisht në instrumenta financiare të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, me objektiv maksimizimin e kthimit nga investimi, duke synuar njëkohësisht ruajtjen e kapitalit dhe sigurimin e likuiditetit.

Fondi ofron menaxhim profesional, disiplinë afatgjatë dhe diversifikim me disa instrumenta financiar të cilat në mënyrë individuale nuk do ta kryeni dot, sidomos me shuma te vogla.

Shuma minimale është 5,000 Lekë për një investim të vetëm ose 1,000 Lekë në muaj nëpërmjet planit të investimit.

Mund të zgjidhni një plan investimi periodik duke filluar nga 1,000 Lekë në muaj. Investimi kryhet automatikisht dhe plani mund të ndryshohet ose të ndërpritet në çdo kohë.

Fondi Prestigj ofron një qasje të kujdesshme investimi, por si çdo fond investimi, vlera e kuotës mund të luhatet në varësi të kushteve të tregut. Fondi është i pozicionuar si një alternativë me profil të ulët rreziku dhe rekomandohet për një horizont investimi prej të paktën 1 viti.

Po. Mund të investoni shuma shtesë në çdo kohë, pa qenë nevoja të hapni një investim të ri.

Po. Mund të kërkoni shitjen e një pjese të kuotave tuaja, duke lënë pjesën tjetër të investuar.

Shlyerja e kuotave kryhet brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për shitjen e kuotave, sipas kushteve të fondit.

Vlera e kuotës publikohet rregullisht dhe investimin tuaj mund ta monitoroni përmes platformave digjitale ose duke kontaktuar Raiffeisen Invest.

Të gjitha fitimet e realizuara nga investimi në fond, do të tatohen sipas legjislacionit tatimor në fuqi, në momentin e shlyerjes së kuotave.

Vlera e kuotës llogaritet dhe publikohet çdo ditë në faqen zyrtare të shoqërisë.

Mund të investoni duke hapur një fond të ri investimi, një plan periodik ose të bëni shtesa në fondin ekzistues duke vizituar degën më të afërt të Raiffeisen Bank ose nëpërmjet aplikacionit bankar Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth.

Na Kontaktoni

Kontaktoni Raiffeisen Invest ose vizitoni degën më të afërt për të hapur llogarinë dhe filluar investimin tuaj.

Vendndodhja

Rr.Abdyl Frashëri, EGT Tower, Pall.11/1, Kati 3, Tiranë, Shqipëri

Telefon

Telefononi numrin e poshtëshënuar dhe një nga agjentët do t'ju asistojë rreth çdo pyetje që të keni.

Adresa Elektronike

Dërgo e-mail direkt në postën elektronike.

Fondet e Tjera të Raiffeisen Invest

Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave dhe horizontit tuaj të investimit.