Raiffeisen Invest Albania Dua të investoj
Kurseni për një shtëpi, një makinë, shkollim apo qëllime të tjera. Zgjidhni rrugën tuaj të investimit në fondet e investimit ose në fondin e pensionit.
Të nderuar Investitorë,
Ju njoftojmë se nëse hasni vështirësi në aksesimin e faqes sonë të internetit, kjo është për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar që po zhvillohet aktualisht. Po punojmë me përkushtim për të përfunduar përditësimet sa më shpejt, me qëllim përmirësimin e përvojës suaj.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.
Faleminderit për besimin tuaj të vazhdueshëm.
Fondet e Investimit
Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave dhe horizontit tuaj të investimit.
Jini të përgatitur për vitet e arta
Fondi i Pensionit
Investoni në fondin e pensionit për një të ardhme të sigurt pas daljes në pension. Kontribuoni individualisht ose përmes skemave profesionale nga punëdhënësi.
Lajme, njoftime dhe raportime Njoftimet e fundit
Informohuni mbi zhvillimet më të fundit të fondeve tona të investimit.
Ndihmë Pyetjet më të shpeshta
Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth investimit në fondet tona.
Një fond investmi është një grupim asetesh nga investitorë të ndyshëm, të cilat investohen në forma të ndyshme të instrumentave financiare (depozita, obligacione, aksione) në varësi të Polikës së Investimit të Fondit. Portofoli i instrumentave financiarë menaxhohet nga ekspertë të fushës së investimeve.
Fondet e investimeve mund të klasifikohen sipas disa kritereve. Kështu, në varësi të instrumenteve financiare në të cilat fondet investojnë, mund të veçojmë fondet e obligacioneve, fondet e aksioneve dhe fondet e përziera (investojnë në obligacione dhe aksione).
Fondet e investimit shoqërohen me një periudhë të caktuar të rekomanduar të qëndrimit në fond dhe një risk të caktuar, në varësi të instrumenteve financiare që gjenden në strukturën e tyre. Kështu, investitorët me një tolerancë më të lartë risku preferojnë të investojnë paratë e tyre në fonde të përbëra kryesisht nga aksionet, ndërsa investitorët me një tolerancë të ulët risku preferojnë të investojnë në fonde që investojnë kryesisht në obligacione apo instrumenta të tregut të parasë.
Ju mund të bëheni anëtar i fondit të investimit duke nënshkruar një urdhërblerje kuotash ne një nga degët e Bankës Raiffeisen Shqipëri. Nëse doni të shtoni investimin tuaj në fond ju mund ta bëni në degë ose Online përmes aplikacionit Raiffeisen ON.
Shuma minimale e investimit në fond fillon nga 5,000 Lekë si shumë e menjëhershme dhe 1,000 lek në formën e planeve të investimit, në varësi të fondit të investimit. Ju lutem referojuni Karakteristikave individuale të fondeve në Seksionin Fonde Investimi në lidhje me shumat minimale të investimit për secilin fond.
Fondet e investimeve janë subjekte të rregulluara nga Autoriteti I Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, çdo fond investimi ka një depozitar, një institucion financiar i pavarur i licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes që është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të Fondit si dhe verifikimin e vlerës së tyre.
Kthimi nga investimi në fond varet nga kushtet në treg, karakteristikat e fondit dhe strategjisë së investimeve që fondi vë në zbatim. Fondi i investimit nuk mund të garantojë një kthim fiks të paracaktuar.
Investimi në fond nuk ka afat. Investitori mund të shtojë dhe zvogëlojë investimin në çdo kohë
investimi në fond nuk është i siguruar nga agjencia e sigurimit të depozitave. Ky është standard ndërkombëtar për fondet e investimit në të gjitha tregjet ndërkombëtare