Terma dhe kushte
Informacion Ligjor
Kjo faqe interneti është pronë e Raiffeisen Invest Sh.a. Duke hyrë në këtë faqe, përdoruesi pranon të jetë i detyruar nga kushtet dhe termat e përcaktuara më poshtë.
Të Drejtat e Autorit
I gjithë përmbajtja e kësaj faqeje interneti mbrohet nga e drejta e autorit dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo shkarkim, ruajtje, kopjim, riprodhim, transmetim, shpërndarje, modifikim ose përdorim tjetër i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjes së kësaj faqeje, përfshirë aplikacionet dhe programet kompjuterike të ofruara në të, pa miratimin paraprak me shkrim të Raiffeisen Invest Sh.a., është i ndaluar, përveç rasteve të lejuara nga legjislacioni për të drejtën e autorit, me kusht që njoftimet për të drejtat e autorit ose shënime të tjera ligjore të mos hiqen ose ndryshohen.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM LIGJOR
Duke hapur dhe/ose përdorur informacionet, shërbimet, lidhjet, funksionet, aplikacionet ose programet (në vijim: “Përmbajtja”) të ofruara në këtë faqe interneti, përdoruesi pranon të jetë i detyruar nga kushtet dhe termat e mëposhtme:
Ligji për të Drejtën e Autorit
Përmbajtja e ofruar në këtë faqe interneti (në vijim: “Faqja e Internetit”) dhe nënfaqet e saj mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit. Shkarkimi ose ruajtja e aplikacioneve apo programeve të përfshira në Faqen e Internetit, si dhe riprodhimi (i plotë ose i pjesshëm), transmetimi, modifikimi ose krijimi i lidhjeve me përmbajtjen e saj, lejohet vetëm me pëlqimin e qartë dhe me shkrim të Raiffeisen Invest Sh.a. Megjithatë, përdoruesit kanë të drejtë të printojnë, shkarkojnë ose ruajnë faqe individuale ose pjesë të kësaj faqeje interneti në përputhje me dispozitat e ligjit për të drejtën e autorit dhe vetëm nëse njoftimet për të drejtën e autorit ose shenjat e tjera të mbrojtura ligjërisht nuk hiqen apo ndryshohen.
Nuk Përbën Ftesë apo Rekomandim për Investim
Përmbajtja e Faqes së Internetit shërben vetëm për qëllime informuese dhe nuk duhet të konsiderohet si ftesë apo ofertë për blerjen ose shitjen e ndonjë instrumenti investimi sipas legjislacionit përkatës të tregut të kapitalit.
Çdo vendim konkret për investim duhet të paraprihet nga një takim me një agjent shitjeje të autorizuar, dhe ne do të ishim të kënaqur t’ju ofronim shërbimet tona në këtë drejtim.
Përmbajtja e Informacionit dhe Aktualiteti i Tij
Raiffeisen Invest Sh.a. ka bërë çdo përpjekje për të siguruar besueshmërinë e informacionit të publikuar në Faqen e saj të Internetit, si dhe përzgjedhjen e burimeve të përdorura. Megjithatë, Raiffeisen Invest Sh.a. nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, aktualitetin ose disponueshmërinë e pandërprerë të informacionit të publikuar në faqen e saj apo të burimeve të përdorura. Çdo analizë tregu, analizë çmimesh, analizë kompanish dhe parashikim i publikuar në Faqen e Internetit bazohet në informacionin dhe vlerësimin e tregut të disponueshëm në momentin e publikimit. Analizat e kompanive mund të bazohen pjesërisht në informacione të marra drejtpërdrejt nga vetë kompanitë përkatëse. Ne nuk marrim përsipër dhe përjashtojmë shprehimisht çdo përgjegjësi për saktësinë, plotësinë ose realizimin e ngjarjeve të përshkruara në parashikime.
Kufizimi i Qasjes për Shkak të Rregulloreve Lokale
Raiffeisen Invest Sh.a. rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo masë (përfshirë masa teknike) që e konsideron të përshtatshme për kufizimin e qasjes në informacione ose pjesë të informacionit që i nënshtrohen kufizimeve sipas ligjeve të zbatueshme në juridiksione të caktuara ose sipas kërkesave të autoriteteve të tregut të kapitalit apo të letrave me vlerë.
Shpërndarja e informacionit të publikuar në këtë Faqe Interneti, i cili i nënshtrohet kufizimeve lokale të aksesit në vende të caktuara, personave të përfshirë në ato kufizime, mund të përbëjë shkelje të legjislacionit për letrat me vlerë ose të ligjeve të tjera të atyre vendeve.
Lidhjet me Faqe ose URL të Palëve të Treta
Raiffeisen Invest Sh.a. nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit ose URL-ve të ofruesve të tjerë, ndaj të cilave janë vendosur lidhje (linke).
Gjithashtu, Raiffeisen Invest Sh.a. nuk mban përgjegjësi për disponueshmërinë e pandërprerë ose funksionalitetin e plotë të lidhjeve drejt faqeve ose URL-ve të palëve të treta.
Përjashtimi i Përgjegjësisë
Raiffeisen Invest Sh.a. nuk jep asnjë garanci dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për çfarëdo dëmi (përfshirë dëmet pasuese ose indirekte, apo humbjen e fitimit) që lidhet me qasjen në Faqen e Internetit, hapjen, përdorimin ose kërkimin e përmbajtjes së saj, apo me lidhjet drejt faqeve ose URL-ve të palëve të treta.
Kjo zbatohet edhe në rastet kur Raiffeisen Invest Sh.a. ka paralajmëruar për mundësinë e shkaktimit të këtyre dëmeve.
Për më tepër, Raiffeisen Invest Sh.a. nuk mban përgjegjësi për ndërprerje teknike, si prishje të serverëve, ndërprerje operacionale, dështime të linjave të telekomunikacionit ose ngjarje të tjera të ngjashme që mund të çojnë në mosdisponueshmërinë e përkohshme të Faqes së Internetit, tërësisht ose pjesërisht.
Ndryshimet në Faqen e Internetit
Raiffeisen Invest Sh.a. rezervon të drejtën të ndryshojë ose të heqë Faqen e Internetit në çdo kohë (nëse është e nevojshme edhe pa njoftim paraprak), veçanërisht në lidhje me ndryshimin e përmbajtjes ekzistuese (plotësisht ose pjesërisht) dhe shtimin e përmbajtjeve të reja.