Skip to main content

Informim

Informim për klientët subjekte të të dhënave personale

Raiffeisen Invest sh.a., në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale që ju vullnetarisht keni deklaruar pranë saj, dëshiron t’ju rikujtojë se këto të dhëna përpunohen nga ana e shoqërisë sipas standardeve më të larta të sigurisë, konform parashikimeve ligjore në fuqi, si edhe praktikave më të mira ndërkombëtare, vetëm për qëllimin e ofrimit të produkteve/shërbimeve dhe/ose për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor që Raiffeisen Invest mund t’i lindë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative të Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të angazhimeve që kemi marrë kundrejt jush, dhe me përkushtimin maksimal për t’ju ofruar shërbimet tona me korrektësi dhe në mënyrë të pandërprerë, ju informojmë se të dhënat tuaja personale, për të cilat keni dhënë pëlqimin që ne t’i përpunojmë, do të transferohen në Republikën e Kosovës. Më konkretisht, transferimi i të dhënave do të kryhet drejt përpunuesit Raiffeisen Bank Kosovo j.s.c., i cili do të përpunojë të dhënat tuaja personale për llogari të Raiffeisen Invest sh.a. vetëm kur do t’i kërkohet nga kjo e fundit dhe duke respektuar të njëjtat standarde sigurie që ne implementojmë.

Gjithashtu, ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përpunohen edhe nga kompania Reisswolf Albania Sh.p.k., si një subjekt i kontraktuar nga Raiffeisen Invest për të kryer shërbimin e arkivimit të dokumenteve fizike të administruara gjatë ushtrimit të aktivitetit tonë. Ju njoftojmë se janë marrë të gjitha masat paraprake që përpunuesi Reisswolf Albania Sh.p.k. të zbatojë rigorozisht detyrimet ligjore të sanksionuara në legjislacionin shqiptar sa i përket mbrojtjes së informacionit konfidencial dhe të dhënave personale.

Jeni të ftuar që, për çdo pyetje apo informacion lidhur me mënyrën e përpunimit të të dhënave tuaja personale, të dërgoni e-mail në adresën tonë elektronike: rbal.dataprotection@raiffeisen.al
Së fundmi, ju kujtojmë se, bazuar në dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, ju mund të ushtroni në çdo kohë të drejtën tuaj për akses ose të drejtën për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale që përpunohen nga ana e Raiffeisen Invest. Për këtë qëllim, lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën si vijon:

Raiffeisen Invest Sh.a.

Rr. Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Tiranë, Shqipëri.