Fond Investimi në Euro Raiffeisen Invest Euro — Investimi i duhur, për një të ardhme të suksesshme!
Zbuloni mundësinë për të investuar në Euro me Raiffeisen Invest, duke nisur nga 250€ ose 30€/muaj me planin e investimit. Një fond me qasje të kujdesshme, i orientuar drejt rritjes afatmesme të kapitalit.
Avantazhet e fondit Pse të Investoni në Fondin Raiffeisen Invest Euro
Zbuloni pse fondi Raiffeisen Invest EUR është zgjedhja e duhur për investimin tuaj afatmesëm
Risk i Moderuar (SRRI 3/7)
Profil i ekuilibruar risku, i përshtatshëm për investitorët që synojnë rritjen e investimit në një horizont mbi 3 vjet. (te lihet informacioni mbi riskun)
0% Tarifa Hyrëse dhe Dalëse
Investoni, shtoni investimit ose shisni kuotat tuaja sipas nevojave tuaja pa kosto hyrëse ose dalëse.
Menaxhim Profesional
Portofoli menaxhohet nga specialistë me përvojë, bazuar në analizë dhe monitorim të vazhdueshëm të tregut.
Strategjia e Investimit
Ku Investohen Paratë Tuaja?
Asetet e Fondit Invest Euro investohen në dy kategori kryesore: Tituj borxhi dhe instrumente të tregut të parasë. Diversifikimi ndërmjet kategorive siguron ekuilibrin risk-kthim.
- deri në 60% të aseteve të tij në tituj borxhi qeveritar, të emetuar ose garantuar nga Qeveria Republikës së Shqipërisë.
- deri në 20% Tituj borxhi të emetuara ose garantuara nga shtete të tjera sovrane të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursat zyrtare të shteteve të BE-së apo çdo shtet tjetër të lejuar nga AMF-ja
- deri në 80% në depozita bankare afatshkurta, cash në llogari rrjedhëse dhe marrëveshje të anasjellta të riblerjes në funksion të menaxhimit të likuiditetit
- deri në 30% të aseteve në tituj borxhi të emëtuara nga autoritetet vendore ose shoqëri tregtare, të tregtueshëm në tregje të rregulluara ose bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë
Fondi investon në kuota të fondeve të investimit si një tjetër formë diversifikimi.
Detajet e fondit Karakteristikat Kryesore të Fondit
Informacion i detajuar mbi karakteristikat dhe kostot e fondit Raiffeisen Invest EUR.
| Monedha | EURO |
| Horizonti minimal i rekomanduar i investimit | 2 vite |
| Shuma minimale e investimit | 250 Euro |
| Shuma minimale në rastet e planeve të investimit | 30 Euro |
| Tarifa e administrimit | Deri në 1.3 % në vit |
| Tarifa hyrëse | 0.00% |
| Tarifa dalëse | 0.00% |
| Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) | Max 1.6% në vit |
Dokumentacioni i Fondit
Shkarkoni dokumentet e fondit për informacion të plotë.
Procesi i investimit Si të Investoni në Fondin Invest Euro?
Filloni investimin tuaj në 3 hapa të thjeshtë.
Na Kontaktoni
Vizitoni degën më të afërt të Raiffeisen Bank ose nëpërmjet aplikacionit bankar Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth.
Zgjidhni Shumën
Investoni duke nisur nga 5,000 Lekë ose zgjidhni një plan investimi periodik nga 1,000 Lekë në muaj.
Filloni Investimin
Investimi juaj administrohet nga Raiffeisen Invest dhe mund ta monitoroni në çdo kohë përmes platformave digjitale.
FAQ Pyetje të Shpeshta për Fondin Raiffeisen Invest Euro
Gjeni përgjigjet për pyetjet më të zakonshme rreth investimit në fondin Raiffeisen Invest Euro.
Raiffeisen Invest Euro është një fond investimi me pjesëmarrje të hapur, i denominuar në Euro dhe i menaxhuar nga Raiffeisen Invest, i licencuar dhe i mbikëqyrur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Fondi synon rritjen afatmesme të kapitalit përmes investimit në një portofol të diversifikuar instrumentesh financiare.
Mund të investoni duke filluar nga 250 Euro me investim të menjëhershëm ose nga 30 Euro në muaj përmes Planit Periodik të Investimit.
Për të investuar, mjafton të vizitoni një degë të Raiffeisen Bank ose nëpërmjet aplikacioneve bankare Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth. Pas identifikimit dhe plotësimit të dokumentacionit përkatës, mund të kryeni investimin sipas shumës së zgjedhur ose të çelni një plan investimi
Fondi Invest Euro, si çdo fond investimi, ofron mundësi për rritje të kapitalit, por vlera e investimit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të tregut. Fondi menaxhohet në mënyrë profesionale dhe ka një nivel rreziku SRRI 3/7, që reflekton një profil të moderuar investimi.
Kërkesat për shlyerjen e kuotave ekzekutohen brenda 7 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës. Për shlyerjen nuk aplikohet tarifë dalëse.
Fondi klasifikohet me SRRI 3/7, që përfaqëson një nivel të moderuar rreziku. Rreziqet kryesore lidhen me luhatjet e tregut, ndryshimet e normave të interesit dhe riskun e kreditit. Portofoli menaxhohet në mënyrë të diversifikuar për të reduktuar ekspozimin ndaj këtyre rreziqeve.
Fondi Invest Euro dhe depozita bankare janë dy alternativa të ndryshme për menaxhimin e kursimeve. Ndërsa depozita ofron një normë interesi të përcaktuar, Fondi investon në një portofol të diversifikuar instrumentesh financiare, me synim krijimin e mundësive për rritje afatmesme të kapitalit. Fondi ofron fleksibilitet dhe akses në investime të ndryshme, në përputhje me objektivat dhe profilin e investitorit.
Po. Nëpërmjet Planit të Investimit mund të investoni automatikisht duke filluar nga 30 Euro në muaj. Plani mund të ndryshohet ose të ndërpritet në çdo kohë, pa penalitete.
Fondi investon kryesisht në tituj borxhi të qeverisë shqiptare, të vendeve të BE-së, si dhe në tituj të tregtueshëm nga shoqëri tregtare ose autoritete vendore, në përputhje me politikën e investimit dhe kufijtë e përcaktuar në Prospektin e Fondit.
Investimi në Euro është një alternativë e përshtatshme për investitorët që kanë të ardhura ose objektiva financiare në këtë monedhë. Ai mund të ndihmojë në diversifikimin e kursimeve dhe të reduktojë ekspozimin ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit për ata që planifikojnë shpenzime ose investime në Euro.
Jeni gati? Na Kontaktoni
Kontaktoni Raiffeisen Invest ose vizitoni degën më të afërt për të hapur llogarinë dhe filluar investimin tuaj.
Vendndodhja
Rr.Abdyl Frashëri, EGT Tower, Pall.11/1, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Telefon
Telefononi numrin e poshtëshënuar dhe një nga agjentët do t'ju asistojë rreth çdo pyetje që të keni.
Adresa Elektronike
Dërgo e-mail direkt në postën elektronike.
Produkte të ngjashme Fondet e Tjera të Raiffeisen Invest
Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave dhe horizontit tuaj të investimit.