Politika e privatësisë
Kushdo që akseson këtë faqe interneti të Raiffeisen Invest Sh.a. nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar raiffeisen.al, bie dakord me kushtet si vijojnë:
Disa prej fushave të faqes së internetit të RIAL mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formularin e aplikimit online, duke vendosur ndër të tjera edhe disa nga të dhënat e tij personale. RIAL thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale, të cilën përdoruesi mund ta japë vullnetarisht si informacion për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilin ajo kërkohet (p.sh. aplikim për punë).
Në këtë kuadër, RIAL dëshiron të vërë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka mbërritur në Web Server-in e RIAL, kjo e fundit implementon një sistem sigurie me standardet më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e RIAL, vetëm për përdorim të brendshëm të RIAL dhe vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.
Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë RIAL, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë bllokimin, korrigjimin apo fshirjen e tyre.
Për çdo pyetje, kërkesë apo ankesë në lidhje me përdorimin e të dhënave të privatësisë nga ana e Raiffeisen Invest, lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresat e mëposhtme:
Adresë Postare: Raiffeisen Invest Sh.a. Rr. Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Tiranë, Shqipëri
Email: rbal.dataprotection@raiffeisen.al