Fond Investimi në Euro Raiffeisen Miks - Jepi larmi investimit tend!
Një fond investimi në Euro, që kombinon investimin në obligacione dhe aksione përmes një portofoli të diversifikuar, me synim krijimin e mundësive për rritje afatgjatë të kapitalit. Menaxhim profesional dhe ekspozim ndaj tregjeve ndërkombëtare për investitorët që kërkojnë diversifikim.
Avantazhet Pse të Investoni në Fondin Raiffeisen Miks
Zbuloni pse fondi Raiffeisen Miks është zgjedhja e duhur për investimin tuaj afatgjatë me diversifikim.
Potencial për rritje më të lartë (SRRI 4/7)
Strategjia e investimit të fondit Miks krijon mundësi për rritje të kapitalit në periudha afatgjata, duke iu përshtatur investitorëve që kërkojnë potencial më të lartë kthimi dhe një qasje më dinamike investimi.
Diversifikim përmes aksioneve dhe obligacioneve
Raiffeisen Miks kombinon aksione dhe obligacione në një portofol të vetëm, duke ofruar një zgjidhje të diversifikuar dhe duke shpërndarë ekspozimin ndërmjet kategorive të ndryshme të aseteve.
Menaxhim Profesional
Portofoli menaxhohet nga specialistë me përvojë, bazuar në analizë dhe monitorim të vazhdueshëm të tregut.
Ekspozim ndaj tregjeve globale
Fondi ofron mundësi për të marrë pjesë në zhvillimet e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit përmes një portofoli të diversifikuar, duke zgjeruar mundësitë e investimit përtej tregut vendas.
Strategjia e Investimit
Ku Investohen Paratë Tuaja?
Fondi Miks synon të ketë një portofol investimesh të përqendruar kryesisht në instrumente financiare që i përkasin tre kategorive kryesore të aseteve: Tituj borxhi, Aksione, Tregu i parasë dhe ekuivalentë cash-i. Asetet e fondit investohen në instrumentet e mëposhtme:
- Deri në 75% të aseteve investohen në tituj borxhi të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, një vend i BE-së apo çdo shtet tjetër i miratuar nga AMF, nga institucionet ndërkombëtare dhe / ose shoqëri tregtare që tregtohen në një treg të rregulluar ose bursë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në një vend të BE-së ose në një vend tjetër të lejuar nga AMF & në kuota të fondeve të investimit që investojnë në tregun e obligacioneve.
- Deri në 40% të aseteve të fondit investohen në aksione që tregtohen në tregje të rregulluara ose në një bursë titujsh në vende të zhvilluara si SHBA, Kanada, vendet e BE-së, Zvicër, vendet e Paqësorit ose në vende në zhvillim në Europë apo Azi. Këto tituj janë në formën e aksioneve individuale ose kuota të fondeve te investimit në aksione, të tregtuara ose jo në bursë.
- Deri në 80% të aseteve të fondit mund të jenë Depozita bankare, marrëveshje të anasjellta të riblerjes, cash dhe ekuivalentë cash-i.
Detajet e fondit Karakteristikat Kryesore të Fondit
Informacion i detajuar mbi karakteristikat dhe kostot e fondit Raiffeisen Miks.
| Monedha | EURO |
| Horizonti minimal i rekomanduar i investimit | 5 vite |
| Shuma minimale e investimit | 500 Euro |
| Shuma minimale në rastet e planeve të investimit | 50 Euro |
| Tarifa e administrimit | Deri në 1.3 % në vit |
| Tarifa hyrëse | 0.00% |
| Tarifa dalëse | 0.00% |
| Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) | Max 3.5% në vit |
Dokumentacioni i Fondit
Shkarkoni dokumentet e fondit për informacion të plotë.
Procesi i investimit Si të Investoni në Fondin Raiffeisen Miks
Filloni investimin tuaj në tre hapa të thjeshtë.
Na Kontaktoni
Vizitoni degën më të afërt të Raiffeisen Bank ose nëpërmjet aplikacionit bankar Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth.
Zgjidhni Shumën
Investoni duke nisur nga 5,000 Lekë ose zgjidhni një plan investimi periodik nga 1,000 Lekë në muaj.
Filloni Investimin
Investimi juaj administrohet nga Raiffeisen Invest dhe mund ta monitoroni në çdo kohë përmes platformave digjitale.
FAQ Pyetje të Shpeshta për Fondin Raiffeisen Miks
Gjeni përgjigjet për pyetjet më të zakonshme rreth investimit në fondin Raiffeisen Miks.
Raiffeisen Miks është një fond investimi me pjesëmarrje të hapur, i menaxhuar nga Raiffeisen Invest dhe i licencuar e mbikëqyrur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare . Fondi investon në një kombinim aksionesh dhe obligacionesh në Euro, duke synuar krijimin e mundësive për rritje afatgjatë të kapitalit përmes një portofoli të diversifikuar.
Një fond miks investon në më shumë se një kategori aktivesh. Portofoli kombinon aksione dhe obligacione, duke krijuar një ekuilibër mes potencialit të rritjes nga aksionet dhe stabilitetit të ofruar nga investimet me të ardhura fikse.
Të dy fondet investojnë në Euro, por kanë strategji të ndryshme investimi. Raiffeisen Invest Euro fokusohet kryesisht në obligacione dhe ka një profil më konservator, ndërsa Raiffeisen Miks kombinon obligacione dhe aksione, duke ofruar potencial më të lartë rritjeje, por edhe një nivel më të lartë rreziku. Për këtë arsye, Fondi Miks është i përshtatshëm për një horizont investimi më afatgjatë.
Mund të investoni duke filluar nga 500 Euro me investim të menjëhershëm ose nga 50 Euro në muaj përmes Planit Periodik të Investimit.
Investimi në Fondin Miks nuk ka tarifë hyrëse apo dalëse. Fondi aplikohet me tarifë administrimi dhe shpenzime të tjera në përputhje me dokumentacionin zyrtar të fondit.
Për shkak të përfshirjes së aksioneve në portofol, vlera e investimit mund të ndikohet nga luhatjet e tregjeve financiare në periudha afatshkurtra. Një horizont investimi prej 5+ vitesh i jep më shumë mundësi investimit të rikuperojë luhatjet afatshkurtra dhe të përfitojë nga potenciali i rritjes afatgjatë.
Me Planin e investimit mund të investoni automatikisht çdo muaj, duke filluar nga 50 Euro. Ky mekanizëm ju ndihmon të investoni në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpërndani investimin në kohë. Plani mund të ndryshohet ose të ndërpritet në çdo moment, sipas nevojave tuaja.
Raiffeisen Miks ka një profil rreziku SRRI 4/7 dhe menaxhohet në mënyrë profesionale përmes një portofoli të diversifikuar. Si çdo fond investimi, vlera e kuotës mund të rritet ose të ulet në varësi të kushteve të tregut, ndaj rekomandohet një horizont investimi afatgjatë.
Jeni gati? Na Kontaktoni
Kontaktoni Raiffeisen Invest ose vizitoni degën më të afërt për të hapur llogarinë dhe filluar investimin tuaj.
Vendndodhja
Rr.Abdyl Frashëri, EGT Tower, Pall.11/1, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Telefon
Telefononi numrin e poshtëshënuar dhe një nga agjentët do t'ju asistojë rreth çdo pyetje që të keni.
Adresa Elektronike
Dërgo e-mail direkt në postën elektronike.
Produkte të ngjashme Fondet e Tjera të Raiffeisen Invest
Eksploroni gamën tonë të plotë të fondeve për çdo profil risku.