Fond Investimi në Lekë Raiffeisen Vizion — Perspektiva juaj është sfida jonë!
Fondi Raiffeisen Vizion, një fond investimi në Lekë, i orientuar të maksimizojë kthimin total afatmesëm për investitorët, duke synuar të ruajë kapitalin e investitorit dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.
Avantazhet Pse të Investoni në Fondin Raiffeisen Vizion
Zbuloni pse fondi Raiffeisen Vizion është zgjedhja e duhur për investimin tuaj afatmesëm.
Risk i Moderuar (SRRI 3/7)
Profil i ekuilibruar risku, i përshtatshëm për investitorët që synojnë rritjen e investimit në një horizont mbi 3 vjet.
Potencial për Rritje të Investimit
Synon të rrisë vlerën e investimit tuaj përmes një portofoli të diversifikuar me fokus kryesisht në obligacione afatgjata të Qeverisë së Shqipërisë.
Menaxhim Profesional
Asetet tuaja menaxhohen nga ekipi i kualifikuar i Raiffeisen Invest, pjesë e grupit ndërkombëtar Raiffeisen Bank International.
Likuiditet dhe Fleksibilitet
Filloni me shuma të përballueshme, investoni sipas ritmit tuaj dhe mund t’i twrhiqni kuotat brenda 7 ditëve.
Strategjia e Investimit
Ku Investohen Paratë Tuaja?
Asetet e Fondit investohen kryesisht në tituj borxhi të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Fondi investon në instrumentat financiare të mëposhtme:
- deri në 100% të aseteve të tij në tituj borxhi qeveritar, të emetuar ose garantuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
- deri në 10% në fonde investimi me fokus në tituj borxhi;
- deri në 50% në ekuivalentë cash-i, transaksione të anasjellta të riblerjes dhe depozita bankare me maturitet deri në 12 muaj.
- deri në 10% të aseteve edhe në instrumente borxhi të emetuara nga organet e qeverisjes vendore dhe shoqëri tregtare vendase, të tregtuara në tregje të rregulluara ose bursë titujsh në Republikën e Shqipërisë.
Detajet e fondit Karakteristikat Kryesore të Fondit
Informacion i detajuar mbi karakteristikat dhe kostot e fondit Raiffeisen Vizion.
| Monedha | LEK |
| Horizonti minimal i rekomanduar i investimit | 3 vite |
| Shuma minimale e investimit | 30,000 Lekë |
| Shuma minimale në rastet e planeve të investimit | 1,000 Lekë |
| Tarifa e administrimit | Deri në 1.15% në vit |
| Tarifa hyrëse | 0.00% |
| Tarifa dalëse | Për çdo shlyerje apo këmbim të kryer përpara përfundimit të periudhës minimale të investimit prej 2 vitesh, do të aplikohet tarifë dalëse. Kjo tarifë është 1% për investimet e kryera në fond nga data 15 Janar 2025. |
| Tarifa totale (përfshin dhe tarifa të tjera që i ngarkohen fondit në përputhje me prospektin e tij) | Max 1.4% në vit |
Dokumentacioni i Fondit
Shkarkoni prospektin, rregullat dhe raportet e Fondit Raiffeisen Vizion për informacion të plotë mbi fondin.
Procesi i investimit Si të Investoni në Fondin Raiffeisen Vizion
Filloni investimin tuaj në tre hapa të thjeshtë.
Na Kontaktoni
Vizitoni degën më të afërt të Raiffeisen Bank ose nëpërmjet aplikacionit bankar Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth.
Shumën e Investimit
Investoni duke nisur nga 30,000 Lekë ose zgjidhni një plan investimi periodik nga 1,000 Lekë në muaj.
Filloni Investimin
Investimi juaj administrohet nga Raiffeisen Invest dhe mund ta monitoroni në çdo kohë përmes platformave digjitale.
FAQ Pyetje të Shpeshta për Fondin Raiffeisen Vizion
Gjeni përgjigjet për pyetjet më të zakonshme rreth investimit në fondin Raiffeisen Vizion.
Raiffeisen Vizion është një fond investimi me pjesëmarrje të hapur, i menaxhuar nga Raiffeisen Invest dhe i licencuar e mbikëqyrur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Fondi investon kryesisht në tituj borxhi në Lekë të qeverisë shqiptare dhe synon të krijojë mundësi për rritjen afatmesme të kapitalit përmes një portofoli të menaxhuar në mënyrë profesionale.
Të dy fondet investojnë kryesisht në instrumenta financiar në Lekë të qeverisë shqiptare, por kanë karakteristika të ndryshme në varësi të objektivave të investitorit.
Fondi Vizion ka një profil rreziku të moderuar dhe është i përshtatshëm për investitorët me një horizont afatmesëm investimi. Fondi Prestigj ka një profil më konservator dhe mund të jetë më i përshtatshëm për objektiva më afatshkurtra.
Mund të investoni duke filluar nga 30,000 Lekë me investim të menjëhershëm ose nga 1,000 Lekë në muaj përmes Planit Periodik të Investimit.
Investimi në Fondin Vizion nuk ka tarifë hyrëse. Tarifa dalëse është deri në 1% në rast shlyerjeje brenda 2 viteve të para të investimit dhe 0% pas kësaj periudhe.
Fondi Vizion klasifikohet me nivel rreziku SRRI 3/7, që përfaqëson një profil të moderuar investimi. Portofoli i fondit përbëhet kryesisht nga instrumente investimi afatgjata, ndërsa vlera e kuotës mund të ndryshojë në varësi të kushteve të tregut.
Kërkesat për shlyerjen e kuotave ekzekutohen brenda 7 ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës, në përputhje me rregullat e fondit. Për shlyerjet para periudhës së përcaktuar aplikohet tarifa dalëse përkatëse.
Me Planin Periodik mund të investoni automatikisht çdo muaj, duke filluar nga 1,000 Lekë. Ju mund të ndryshoni shumën e investimit ose ta ndërprisni planin në çdo kohë, sipas nevojave tuaja.
Fondi Vizion menaxhohet në mënyrë profesionale përmes një portofoli të diversifikuar. Si çdo investim në tregjet financiare, vlera e kuotës mund të luhatet me kalimin e kohës, ndaj rekomandohet një horizont investimi afatmesëm.
Jeni gati? Na Kontaktoni
Kontaktoni Raiffeisen Invest ose vizitoni degën më të afërt për të hapur llogarinë dhe filluar investimin tuaj.
Vendndodhja
Rr.Abdyl Frashëri, EGT Tower, Pall.11/1, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Telefon
Telefononi numrin e poshtëshënuar dhe një nga agjentët do t'ju asistojë rreth çdo pyetje që të keni.
Adresa Elektronike
Dërgo e-mail direkt në postën elektronike.
Produkte të ngjashme Fondet e Tjera të Raiffeisen Invest
Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave dhe horizontit tuaj të investimit.