Skip to main content

Kushtet e përdorimit

Kjo faqe interneti është pronë e Raiffeisen Invest Sh.a. Përdoruesi duke hyrë në rrjet pranon t’i nënshtrohet kushteve dhe afateve të mëposhtme.

E drejta e autorit.

E gjithë përmbajtja e kësaj faqeje interneti është subjekt i të drejtës së autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim, ruajtje, kopjim, riprodhim, transmetim, shpërndarje, modifikim, apo veprim tjetër në përmbajtjen e kësaj faqeje interneti, si edhe në aplikimet dhe software të ofruara aty, pa aprovimin paraprak të Raiffeisen Invest Sh.a, është e ndaluar, duke përjashtuar çfarë lejohet nga Ligji i të Drejtës së autorit, nëse ndonjë e drejtë apo shënime të tjera do të hiqen ose ndryshohen.

SHËNIM I RËNDËSISHËM LIGJOR

Duke hapur dhe/ose përdorur informacionin, shërbimet, lidhjet, funksionet, aplikimet ose programet (në vijim: “përmbajtjet”) e ofruara në këtë faqe interneti, përdoruesi me anë të këtij dokumenti pranon t’i nënshtrohet kushteve dhe afateve të paraqitura më poshtë:

Ligji i të drejtës së autorit:

Përmbajtjet e ofruara në këtë faqe interneti (në vijim: “Faqe interneti”) dhe nën-faqet e saj mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit. Shkarkimi ose ruajtja e aplikimeve ose programeve që përmban kjo Faqe interneti dhe riprodhimi (i plotë ose i pjesshëm), transmetimi, modifikimi ose lidhja e përmbajtjeve të kësaj faqeje interneti do të lejohet vetëm me miratimin me shkrim të Raiffeisen Invest Sh.a. Megjithatë, përdoruesit kanë të drejtë të printojnë, shkarkojnë, ose të ruajnë faqe të veçuara ose pjesë të kësaj faqeje sipas dispozitave të ligjit të drejtës së autorit dhe vetëm nëse shënimet e të drejtës së autorit ose shënime të tjera të mbrojtura me ligj as nuk fshihen as nuk ndryshohen.

Jo rekomandim investimi ose kërkimi:

Përmbajtjet e Faqes së internetit do të shërbejnë vetëm për informacion dhe nuk do të konsiderohen si kërkim apo ofertë për të blerë ose për të shitur ndonjë lloj instrumenti investimi sipas ligjeve që aplikohen të tregut të kapitaleve. Çdo vendim investimi konkret duhet të paraprihet nga një takim me Agjentin shitës, dhe ne do të ishim të kënaqur t’ju ofronim shërbimet tona në lidhje me këtë pikë.

Përmbajtja e informacionit

Raiffeisen Invest Sh.a. ka bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar siguri në kërkimin e informacionit të publikuar në Faqen e tij të internetit sikurse edhe në selektimin a burimit të informacionit të përdorur. Megjithatë, Raiffeisen Invest Sh.a. nuk merr përsipër përgjegjësi mbi saktësinë dhe disponueshmërinë pa ndërprerje të informacionit të mundësuar në Faqen e tij të internetit ose në lidhje me burimet e informacionit të përdorur. Çdo analizë tregu, çmim apo analizë kompanie sikurse edhe parashikimet e publikuara në Faqen e internetit bazohen në informacionin e mundësuar dhe në vlerësimin e tregut në kohën kur është shënuar në publikimin përkatës. Analizat e kompanisë mund të mbështeten pjesërisht në informacionin e marrë drejtpërdrejt nga burimet e kompanive përkatëse. Ne nuk marrim përsipër, dhe me anë të këtij dokumenti qartësojmë çdo përgjegjësi mbi saktësinë, ose zhvillimin aktual të ngjarjeve të përshkruara në parashikimet.

Hyrje e kufizuar për shkak rregullave të vendit:

Raiffeisen Invest Sh.a. rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo masë teknike që ajo mund ta vlerësojë të nevojshme për të kufizuar informacionin që i nënshtrohet kufizimeve për shkak të ligjeve të aplikueshme në disa juridiksione ose rregullave të vendosura nga autoritetet e tregut të kapitaleve dhe të letrave me vlerë. Kalimi i informacionit të faqes së internetit, i cili i nënshtrohet kufizimeve për hyrje lokale e vlefshme për disa shtete, tek personat e përmendur në kufizimet përkatëse mund të përbëjë shkelje të ligjit të letrave me vlerë ose të ligjeve të tjera të vendeve të lartpërmendura.

Lidhjet me faqet e internetit ose URL-të e ofruesve të palëve të treta:

Raiffeisen Invest Sh.a. nuk merr përsipër përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit ose URL-të e ofruesve të tjerë të cilëve u janë ofruar lidhjet. Raiffeisen Invest Sh.a. nuk merr përsipër përgjegjësi për disponueshmërinë pa ndërprerje ose funksionim të plotë të lidhjeve të faqeve të internetit ose të URL-ve për palët e treta.

Përjashtim nga përgjegjësia:

Raiffeisen Invest Sh.a. nuk jep garanci dhe nuk do të pranojë përgjegjësi për ndonjë dëm (duke përfshirë dëme të njëpasnjëshme ose jo të drejtëpërdrejta, ose humbje fitimesh) në lidhje me hyrjen në Faqen e internetit, hapjen, përdorimin ose pyetjet mbi përmbajtjet e Faqes së internetit ose URL-ve të palëve të treta. Kjo është e vlefshme edhe në rastet kur Raiffeisen Invest Sh.a. vë në dukje mundësinë e ndodhjes së këtyre dëmeve. Për më tepër, Raiffeisen Invest Sh.a. nuk do të jetë i përgjegjshëm për ndërprerjet teknike si p.sh. avari të serverit, ndërprerje ose dështim në lidhjet e telekomunikacioneve si edhe për ngjarje të ngjashme, të cilët mund të çojnë në padisponueshmërinë (e përkohshme) të gjithë Faqes së internetit ose të një pjese të saj.

Ndryshimet e Faqes së internetit:

Raiffeisen Invest Sh.a. ka të drejtën të ndryshojë dhe të fshijë Faqen e internetit në çdo kohë (nëse është e nevojshme edhe pa lajmërim paraprak), veçanërisht në lidhje me ndryshimin e përmbajtjes ekzistuese (të gjithë ose pjesërisht) dhe duke shtuar përmbajtje të reja.