Fondet e Investimit Raiffeisen — në Lekë dhe Euro Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave tuaja financiare
Raiffeisen Invest ju ofron 5 fonde investimi në lekë dhe euro, të krijuara për nevoja dhe objektiva të ndryshme investimi. Filloni të kurseni nga 1.000 lekë ose 30 euro sipas planit tuaj financiar dhe lijeni investimin tuaj në duart e një ekipi profesionistesh.
Avantazhet Pse të Investoni në një Fond Investimi
Fondi i investimit ju ndihmon t’ju jepni kursimeve tuaja mundësinë të rriten me kalimin e kohës, përmes një menaxhimi profesional dhe një portofoli të diversifikuar.
Diversifikim Portofoli
Një Fond Investimi mund të investojë në qindra – apo mijëra – tituj individualë në të njëjtën kohë duke shpërndarë riskun.
Menaxhim Profesional
Nuk keni nevojë të ndiqni ecurinë e çdo investimi apo të jeni ekspert i tregjeve financiare. Portofoli i fondit menaxhohet nga profesionistë, të cilët marrin vendime investimi bazuar në analiza të vazhdueshme të tregut.
Likuiditet dhe Fleksibilitet
Fondet e investimit ju ofrojnë fleksibilitet të plotë: mund të shtoni, të ndërprisni ose të tërhiqni investimin tuaj në çdo kohë. Shuma e investimit transferohet në llogarinë tuaj brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës.
Filloni nga Shuma të Vogla
Investimi është i arritshëm për të gjithë. Mund të filloni me 250 EUR ose 5.000 LEK, ose të investoni gradualisht përmes një plani periodik investimi me kontribute që nisin nga 30 EUR ose 1.000 LEK në muaj.
Fondet e Investimit
Zgjidhni fondin që i përshtatet objektivave dhe horizontit tuaj të investimit.
Ndihmë Pyetjet më të shpeshta
Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth Fondeve të Investimit.
Fondi i investimit është një mjet financiar që grumbullon para nga shumë investitorë për të investuar në një portofol të diversifikuar të aktiveve si aksione, obligacione dhe instrumente të tjera financiare. Menaxhohet nga profesionistë financiarë dhe ofron mundësi për investitorë individualë të hyjnë në tregje të ndryshme me një shumë relativisht të vogël. Fondi i investimit ndihmon në reduktimin e rrezikut përmes diversifikimit dhe ofron fleksibilitet në likuiditet.
Depozita bankare ofron një normë interesi të përcaktuar, ndërsa fondi i investimit synon të gjenerojë kthime nga investimet në tregjet financiare. Vlera e investimit mund të luhatet, por fondet ofrojnë menaxhim profesional, diversifikim dhe fleksibilitet.
Mund të filloni me 250 EUR ose 5.000 LEK për një investim të njëhershëm, ose me një plan investimi periodik duke kontribuar nga 30 EUR ose 1.000 LEK në muaj.
Kjo varet nga objektivat tuaja financiare, monedha në të cilën kurseni, horizonti kohor dhe niveli i riskut që jeni të gatshëm të pranoni. Ekipi ynë mund t’ju ndihmojë të zgjidhni fondin më të përshtatshëm për profilin tuaj.
Nëse kurseni kryesisht në lekë, mund të zgjidhni një fond në lekë. Nëse kurseni në euro ose dëshironi të investoni në këtë monedhë, mund të zgjidhni një fond në euro. Zgjedhja varet nga nevojat dhe objektivat tuaja financiare.
SRRI është një tregues që vlerëson nivelin e riskut të një fondi në një shkallë nga 1 (risk më i ulët) deri në 7 (risk më i lartë). Ky tregues ju ndihmon të krahasoni fondet sipas nivelit të tyre të riskut.
Fondet e investimit klasifikohen sipas instrumenteve ku investojnë. Më të zakonshmet janë fondet e obligacioneve, fondet e aksioneve dhe fondet e përziera, të cilat kombinojnë investime në obligacione dhe aksione.
Mund të investoni duke hapur një fond të ri investimi ose një plan periodik në çdo degë të Raiffeisen Bank ose nëpërmjet kanaleve digjitale të bankës. Pas investimit fillestar, mund ta rrisni investimin në çdo kohë.
Ashtu si çdo investim në tregjet financiare, edhe fondet e investimit mbartin risk dhe vlera e investimit mund të rritet ose të ulet. Fondet e investimeve janë subjekte të rregulluara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Fondet nuk kanë tarifë hyrëse. Ato aplikojnë një tarifë administrimi vjetore, e cila ndryshon sipas fondit. Disa fonde mund të kenë tarifë daljeje nëse investimi tërhiqet përpara një afati të përcaktuar.
Ju mund të kërkoni shlyerjen e investimit tuaj në çdo kohë. Shuma transferohet në llogarinë tuaj brenda afatit të përcaktuar në dokumentacionin e fondit. Për disa fonde mund të aplikohet tarifë daljeje nëse investimi tërhiqet para afatit minimal.
Raiffeisen Invest sh.a. është një shoqëri administruese e licencuar dhe e mbikëqyrur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Gjithashtu ë shtë pjesë e Raiffeisen Bank International Group.
Jeni gati? Na Kontaktoni
Kontaktoni Raiffeisen Invest ose vizitoni degën më të afërt për të hapur llogarinë dhe filluar investimin tuaj.
Vendndodhja
Rr.Abdyl Frashëri, EGT Tower, Pall.11/1, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Telefon
Telefononi numrin e poshtëshënuar dhe një nga agjentët do t'ju asistojë rreth çdo pyetje që të keni.
Adresa Elektronike
Dërgo e-mail direkt në postën elektronike.