Informacion mbi kompaninë
Raiffeisen Invest sh.a. është një shoqëri administruese e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për administrimin e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (fondeve të investimit) dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar. Është shoqëria e parë e licencuar për administrimin e fondeve të investimit në Shqipëri.
Aksionari i vetëm i shoqërisë është Raiffeisen Bank sh.a., e cila zotëron 100% të aksioneve.
Misioni
T’u ofrojmë investitorëve alternativa interesante dhe të përshtatshme investimi dhe të mundësojmë zhvillimin e tregut të kapitalit në vend, duke u fokusuar në:
- Njohjen e klientëve tanë dhe orientimin e tyre drejt vendimmarrjes së duhur për investim;
- Menaxhimin cilësor të aseteve me qëllim arritjen e kthimeve të kënaqshme nga investimi;
- Një qeverisje të fortë korporative;
- Krijimin e opsioneve të reja për investim, paralelisht me rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të klientëve mbi fondet e investimit në Shqipëri.
Vizioni
Të jemi shoqëria lider dhe më e besuar në fushën e administrimit të aseteve në vend.
Parimet
- Integriteti – Procesi ynë i investimit bazohet në integritet, transparencë dhe standarde të larta.
- Pasioni – Ne i menaxhojmë asetet tuaja me pasion dhe përkushtim.
- Profesionalizmi – Ne zbatojmë profesionalizëm maksimal dhe praktikat më të mira të investimit dhe menaxhimit.
- Fokusi te investitori – Ne u përkushtohemi nevojave të investitorëve nëpërmjet një shërbimi cilësor dhe transparent.