Skip to main content

Këshilli i administrimit

Administratorët

Veprimtaria e përditëshme e shoqërisë drejtohet nga Administratorët ekzekutive:

Në përgjithësi, Administratorët kanë të drejtë dhe detyrohen:

  • Të kryejnë të gjitha veprimet e administrimit të veprimtarisë tregtare të shoqërisë
  • Të përfaqësojnë shoqërinë
  • Të kujdesen për mbajtjen e saktë e të rregullt të dokumentacionit dhe të librave Kontabel të shoqërisë
  • Të përgatisin dhe të nënshkruajnë bilancin vjetor, bilancin e konsoliduar dhe raportin e ecurisë së veprimtarisë, të cilët ia paraqesin Këshillit të Administrimit për miratim, së bashku me propozimet për shpërndarjen e fitimeve, për t’u paraqitur më pas për miratim nga Asambleja e Përgjithshme
  • Të krijojnë një sistem monitorimi e njoftimi të hershëm për rrethanat, që Kërcenojnë ekzistencën e shoqërisë
  • Të kryejnë regjistrimet e publikimet e detyrueshme të të dhënave të shoqërisë, sipas legjislacionit në fuqi
  • Të paraqesin raporte mujore mbi manaxhimin tek Keshilli i Administrimit
  • Të raportojnë përpara Këshillit të Administrimit për zbatimin e politikave tregtare dhe për ndërmarrjen e masave me rëndësi të veçantë për veprimtarinë e shoqërisë