Cfarë është një plan investimi?
Plani i investimit nënkupton investimin e një shume të caktuar parash në intervale të rregullta
Ai është një mënyrë për të kursyer dhe investuar në të njëjtën kohë.
Plani i investimit mbështetet në një fond investimi dhe përzgjedhja e fondit bëhet nga investitori në funksion të:
- qëllimit apo objektivit të investimit,
- kohëzgjatjes së investimit
- tolerancës së rrezikut që merret përsipër
Fondi i përzgjedhur duhet të jetë i duhuri për nevojat e investitorit!
Nëpërmjet një plani investimi, investitori ka mundësi të investojë:
- në mënyrë të rregullt (zakonisht pagesa mujore)
- me shuma të vogla
- me pagesë automatike, gjë që është shumë komode
Një plan investimi shërben për të realizuar objektiva financiarë të përcaktuar
Sa më herët të fillojë një person të kursejë e investojë nëpërmjet një plani investimi, aq më pak kontribut mujor do jetë i nevojshëm për të arritur qëllimin e tij.
Kuotat e grumbulluara ne plan investimi mund te shiten në çdo kohë
Luhatshmëria: ankth apo avantazh me Planin e Investimit?
- Investimi përmes një plani investimi është shumë i rekomanduar, sidomos për investime me luhatshmëri të mesme & të lartë
- Me planin e investimit, investitori blen më shumë kuota të fondit kur çmimi i kuotës është i ulët dhe më pak kuota kur çmimi është i lartë.
- Kjo mund të rezultojë në pagesën e një çmimi mesatar më të ulët për kuotë
- Keshtu Luhatshmëria kthehet në avantazh përmes Efektit të Kostos Mesatare në nje plan investimi.
- Plani i Investimit mundëson një investim të disiplinuar që i “zhvesh” vendimarrjet e investimit nga emocionet (frika kur çmimi bie dhe entuziazmi kur çmimi rritet). Kjo ndodh sepse investohet ne mënyrë të rregullt.
Cili fond përzgjidhet për një plan investimi?
- Raiffeisen Prestigj në LEK – Shuma minimale 1,000 Lekë
- Raiffeisen Vizion në LEK – Shuma minimale 1,000 Lekë
- Raiffeisen Invest Euro në Euro – Shuma minimale 30 Euro
- Raiffeisen Miks në Euro – Shuma minimale 50 Euro
Plani i investimit do të ketë karakteristikat e fondit të përzgjedhur, politikën e tij të investimit, performancën, rreziqet dhe luhatshmërinë e fondit. Tarifat e fondit të përzgjedhur aplikohen për planin e investimit.