Zgjidh Planin e Investimit në fondet e Raiffeisen Invest

Cfarë është një plan investimi?

Plani i investimit nënkupton investimin e një shume të caktuar parash në intervale të rregullta

Ai është një mënyrë për të kursyer dhe investuar në të njëjtën kohë.

Plani i investimit mbështetet në një fond investimi dhe përzgjedhja e fondit bëhet nga investitori në funksion të:

  • qëllimit apo objektivit të investimit,
  • kohëzgjatjes së investimit
  • tolerancës së rrezikut që merret përsipër

 

­Fondi i përzgjedhur duhet të jetë i duhuri për nevojat e investitorit!

Nëpërmjet një plani investimi, investitori ka mundësi të investojë:

  • ­në mënyrë të rregullt (zakonisht pagesa mujore)
  • me shuma të vogla
  • me pagesë automatike, gjë që është shumë komode

Një plan investimi shërben për të realizuar objektiva financiarë të përcaktuar

Sa më herët të fillojë një person të kursejë e investojë nëpërmjet një plani investimi, aq më pak kontribut mujor do jetë i nevojshëm për të arritur qëllimin e tij.

Kuotat e grumbulluara ne plan investimi mund te shiten në çdo kohë

 

Luhatshmëria: ankth apo avantazh me Planin e Investimit?

  • Investimi përmes një plani investimi është shumë i rekomanduar, sidomos për investime me luhatshmëri të mesme & të lartë
  • Me planin e investimit, investitori blen më shumë kuota të fondit kur çmimi i kuotës është i ulët dhe më pak kuota kur çmimi është i lartë.
  • Kjo mund të rezultojë në pagesën e një çmimi mesatar më të ulët për kuotë
  • Keshtu Luhatshmëria kthehet në avantazh përmes Efektit të Kostos Mesatare në nje plan investimi.
  • Plani i Investimit mundëson një investim të disiplinuar që i “zhvesh” vendimarrjet e investimit nga emocionet (frika kur çmimi bie dhe entuziazmi kur çmimi rritet). Kjo ndodh sepse investohet ne mënyrë të rregullt.

 

Cili fond përzgjidhet për një plan investimi?

  • ­Raiffeisen Prestigj në LEK – Shuma minimale 1,000 Lekë
  • ­Raiffeisen Vizion në LEK – Shuma minimale 1,000 Lekë
  • ­Raiffeisen Invest Euro në Euro – Shuma minimale 30 Euro
  • ­Raiffeisen Miks në Euro – Shuma minimale 50 Euro

Plani i investimit do të ketë karakteristikat e fondit të përzgjedhur, politikën e tij të investimit, performancën, rreziqet dhe luhatshmërinë e fondit. Tarifat e fondit të përzgjedhur aplikohen për planin e investimit.