​Të nderuar Investitorë të Fondit Raiffeisen Prestigj!

17.4.2017

Raiffeisen Invest sh.a. shoqëri administruese e Fondeve Prestigj, Euro dhe Pension ju informon në vijim për disa ndryshime në Prospektin e Fondit Raiffeisen Prestigj.
Prospekti është dokumenti kryesor i fondit i cili u jep investitorëve ekzistues dhe atyre potencialë të gjithë informacionin që lidhet me investimin në fondin Prestigj. Si i tillë ai përditësohet çdo vit për të reflektuar rifreskim të informacionit mbi performancën vjetore si dhe sa herë ka ndryshime të tjera të lidhura me politikën e investimit të fondit, shpërndarjen e aseteve, etj.
Tabela e shpërndarjes së aseteve
Ndryshimet në fjalë konsistojnë në modifikimin e tabelës së shpërndarjes së aseteve, e cila gjendet në faqen 7, të prospektit dhe prezanton një objektiv orientues të instrumenteve në të cilat fondi mund të investojë asetet.
Më konkretisht, ka ndryshuar objektivi orientues lidhur me disa instrumenta si më poshtë :
Ishte 5 %      bëhet 6% në depozita bankare;
Ishte 5%       bëhet 2% në kuota të fondeve te investimit;
Ishte 0%       bëhet 2 % në tituj të emetuar nga autoritetet vendore dhe shoqeritë tregtare në RSH;

Kjo tabelë është orientuese, dhe si e tillë mund të ndryshojë në çdo kohë në varësi të kushteve të tregut dhe strategjisë së investimit të adoptuar nga menaxheret e portofolit.
Informacion shtesë
Ky njoftim është vetëm për qëllim informacioni dhe nuk kërkohet asnjë veprim nga ana juaj. Nëse keni pyetje ju mund të na kontaktoni në adresën elektronike [email protected], ose në numrin e telefonit 00355 4 2277 901.
Ju mund të vizitoni faqen tonë zyrtare www.raiffeisen-invest.al për të shkarkuar një kopje elektronike, ose mund të vizitoni degët e Raiffeisen Bank sh.a për të marrë një kopje të printuar të prospektit.
Ndryshimet e sipërpermendura janë aprovuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendimin nr.  186, datë 31.10.2016