Korrik 2021-Prospekti Fondi Pension

22.7.2021

Të nderuar Investitorë

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen, i miratuar nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me Vendim nr. 116, në datë 30 Qershor 2021.

Në Prospekt është reflektuar kthimi vjetor për vitin 2020 dhe vlera neto e aseteve të Fondit në datë 31.12.2020, në seksionin mbi performancën dhe të dhënat historike të fondit.

Gjithashtu, janë përditësuar informacioni për Audituesin e jashtëm të miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, adresa e re shoqërisë administruese Raiffeisen Invest, si edhe informacioni për Fondet nën administrim të shoqërisë administruese Raiffeisen Invest sh.a.

Përditësimi i prospektit të fondit të Pensionit është detyrim ligjor i përvitshëm dhe dërgohet për miratim në Autoritet.

Ju mund te aksesoni Prospektin këtu