Lançimi i fondit të parë ESG në tregun shqiptar: Raiffeisen Solid

4.7.2021

 

 

Raiffeisen Invest është krenare të prezantojë në tregun shqiptar fondin e parë me fokus ne investime të qëndrueshme, “Raiffeisen Solid”. Ky fond ofron një mundësi të re për investitorët shqiptarë për të hyrë në botën e investimeve të qëndrueshme, duke kombinuar investimin financiar me përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe shoqërisë.

Fondi i Qëndrueshëm Raiffeisen Solid është gjithashtu i pari fond furnizues i licencuar, që i jep mundësi investorit të krijoje një portofol miks aksionesh dhe obligacionesh, të cilat janë përzgjedhur duke marrë parasysh kriteret mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse (ESG). Investimet në këtë fond janë të kujdesshme dhe i nënshtrohen një vlerësimi të hollësishëm financiar dhe të qëndrueshmërisë.

Ku investon fondi?

  • Të paktën 85% e portofolit investohet në Fondin Kryesor Raiffeisen-Nachhaltigkeit-Solide, i administruar nga shoqeria Raiffeisen Kapitalanlage-Gesellschaft m. b., e cila mbikqyret nga Autoriteti Austriak i Tregjeve Financiare.
  • Fondi Kryesor investon në tregjet e zhvilluara dhe eshte i klasifikuar si sipermarrje investimesh kolektive ne tituj te transferueshem (UCIT).
  • Investimet e Fondit Kryesor përfshijnë obligacione të shteteve sovrane, emetuesve ndërkombëtarë dhe të korporatave, si dhe deri 30% aksione të kompanive te huaja.

Fondi Kryesor investon ekskluzivisht në tituj financiarë dhe/ose instrumente të tregut të parasë, emetuesit e të cilëve klasifikohen si të qëndrueshëm në bazë të kritereve shoqërore, ekologjike dhe etike.

 Përse të investoni në Raiffeisen Solid?

Bota po ndryshon me shpejtësi dhe kujdesi për mjedisin dhe shoqërinë është më i rëndësishëm se kurrë. Me Raiffeisen Solid, investitorët shqiptarë mund të kontribuojnë në këtë ndryshim pozitiv duke investuar në një fond që mbron vlerat e qëndrueshmërisë dhe përgjegjësinë shoqërore. Per me teper, ata perfitojnë akses jo-direkt në një Fond Kryesor, te licensuar ne BE, dhe te ekspozohen ndaj tregjeve ndërkombëtare dhe klasave të ndryshme të aseteve, duke diversifikuar rrezikun nga investimi.

 Tarifat dhe kushtet:

  • Tarifa e administrimit: Deri në 1.30% në vit.
  • Monedha: Euro.
  • Shuma minimale e investimit: 500 Euro si një shumë e vetme, ose 50 Euro si një plan investimi.
  • Horizonti i rekomanduar i investimit: 5 vite.
  • Tarifa e hyrjes: 0%.
  • Tarifa e daljes: 1.00% e vlerës së shlyer përpara përfundimit të periudhës 2-vjeçare nga investimi në fond.