Gusht 2020-Prospekti i Fondit të Pensionit

18.8.2020

Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondit të Pensionit Vullnetar Raiffeisen, miratur në datë 29 Korrik 2020 me Vendim nr. 104 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në Prospekt është përditësuar kthimi vjetor i vitit 2019, vlera neto e aseteve në datë 31.12.2019 dhe informacioni lidhur me Audituesin e jashtëm, të miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Në prospekt është shtuar seksioni “Informacion Plotësues” në lidhje me etikën, konfliktin e interesit, kujdesin dhe trajtimin e ankesave me qëllimin e përmirësimit të komunikimit me investitorët dhe në funksion të shtimit të nivelit të transparencës.

Në kuadër të plotësimit të informacionit për rreziqet e fondit dhe unifikimit me standartet dhe udhëzimet e ESMAs, është vendosur informacion në lidhje me Rrezikun Ligjor, Rrezikun për ndryshime në legjislacionin tatimor, Rrezikun Reputacional dhe Rrezikun e Agjensisë, si dhe janë dhënë sqarime më të detajuara të rreziqeve të lidhura me investimet e kryera nga fondi.

 

Përditësimi i prospektit të fondit të Pensionit është detyrim ligjor i përvitshëm dhe dërgohet për miratim në Autoritet.

Ju mund te aksesoni Prospektin këtu