Skip to main content

Njoftim për zgjatjen e periudhës së mosaplikimit të tarifës dalëse për Fondet e Investimit Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Solid

Të nderuar Investitorë,

Raiffeisen Invest sh.a. ju informon se periudha e mosaplikimit të tarifës dalëse prej 1% për investimet në Fondet Raiffeisen Vizion dhe Raiffeisen Solid është zgjatur deri më 31 dhjetor 2026.Për rrjedhojë, të gjitha investimet e kryera gjatë periudhës 3 gusht – 31 dhjetor 2026 në këto fonde nuk do t’i nënshtrohen tarifës dalëse prej 1%, e cila zakonisht aplikohet në rastet e shlyerjes ose këmbimit të kuotave përpara përfundimit të periudhës minimale të investimit prej 2 vitesh.
Ky përjashtim vlen vetëm për investimet e kryera gjatë kësaj periudhe dhe nuk aplikohet për investimet e kryera jashtë saj.
Ky njoftim konfirmon vetëm aplikimin e këtij përjashtimi dhe nuk ndryshon dispozitat e tjera të Prospektit dhe Rregullave të Fondeve, të cilat mbeten në fuqi.

Ju falënderojmë për besimin!
Raiffeisen Invest sh.a.

Lajme të tjera