Njoftim për trajnimin e detyrueshëm vjetor të agjentëve shitës të fondeve të investimit
Agjentët e shitjes së fondeve të investimit në Raiffeisen Invest do t’i nënshtrohen programit të trajnimit të detyrueshëm vjetor, në kuadër të rifreskimit dhe përditësimit të njohurive të tyre profesionale lidhur me karakteristikat e fondeve të investimeve dhe tregjeve financiare, planet e investimit, kuadrin rregullativ, si dhe proceset operacionale përkatëse.
Ky trajnim i detyrueshëm do të zhvillohet si E-learning, nga data 02 Nëntor deri më 20 Nëntor 2026.
Programi përbëhet nga shtatë module, ku çdo agjent shitës duhet të ndjekë të gjitha modulet si dhe të përfundojë me sukses testimin.