Skip to main content

Prospekti i përditësuar i Fondit të Qëndrueshëm Raiffeisen Solid

Të nderuar Investitorë,
Ju informojmë se Raiffeisen Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Prospektin e përditësuar të Fondit të  Qëndrueshëm Raiffeisen Solid.Në prospekt është reflektuar kthimi vjetor i fondit për vitin 2025, treguesit e riskut dhe tarifa e vazhdueshme në datë 31.12.2025, në seksionin mbi të dhënat historike të fondit.Janë shtuar dispozita lidhur me menaxhimin e likuiditetit dhe risqet përkatëse, si dhe janë përditësuar dispozitat për Fondin Furnizues dhe shlyerjen e kuotave.Gjithashtu është përditësuar informacioni në lidhje me anëtarët e Këshillit të Administrimit dhe Administratorët Ekzekutiv.

Lajme të tjera