Njoftim për trajnimin e detyrueshëm të agjentëve shitës të fondit të pensionit privat Raiffeisen
Agjentët e lidhur të fondit të pensionit Privat Raiffeisen do t’i nënshtrohen kurrikulës së trajnimit të detyrueshëm vjetor, në kuadër të rifreskimit dhe përditësimit të njohurive në lidhje me karakteristikat e fondit të pensionit, kuadrit rregullativ, dhe procesit te shitjes.
Ky trajnim është i detyrueshëm, dhe do të zhvillohet si E-learning duke filluar nga data 23 shtator 2026 deri më datë 09 tetor 2026.Pas përfundimit të trajnimit, çdo agjent shitës duhet të plotësojë dhe të kalojë me sukses testin përfundimtar.